Ish-pilotët gjerman të avionëve luftarakë pretendohet se kanë ofruar trajnime në Kinë

Ish-pilotët e avionëve luftarak që kanë qenë me detyrë në ushtrinë gjermane pretendohet se kanë dhënë trajnime për pilotët ushtarakë në Kinë, transmeton Anadolu.

Në lajmin e revistës ‘Spiegel’ dhe transmetuesit publik ‘ZDF’ pretendohet se ish-pilotët gjerman të avionëve luftarak janë punësuar si trajnues në Kinë dhe se paguhen me paga që marrin sportistët profesionistë ose drejtuesit e lartë të kompanive.

Në lajm theksohet se në mesin e ish-anëtarëve të ushtrisë janë dy pilotë të avionit luftarak ‘Eurofighter’ dhe një pilot të avionit ‘Tornado’. Po ashtu theksohet se tre pilotët kanë shërbyer për shumë vite në ushtrinë gjermane dhe se ata njohin taktikat e fshehta të NATO-s.

Më tej, thuhet se zyrtarët gjermanë të sigurisë e konsiderojnë të mundshme se ish-pilotët krahas njohurive të tyre ushtarake gjatë trajnimeve mund të transmetojnë dhe taktikat e fshehta operacionale.

“Çështja po trajtohet nga Komisioni Parlamentar i Kontrollit të Parlamentit Federal (Bundestag), i cili është përgjegjës për aktivitetet e agjencisë së inteligjencës në Gjermani”, thuhet në lajm.

Kreu i komisionit, Konstantin Notz, më herët ka njoftuar se janë të shqetësuar për shkak se ushtarakët që kanë punuar më parë për Gjermaninë mund të zbulojnë sekretet shtetërore dhe se kjo mund të përbëjë një rrezik të rëndësishëm sigurie për Evropën dhe NATO-n.

Ministria e Mbrotjes do të fillojë një hetim

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë vizitës së tij në Singapor njoftoi se do të fillohet një hetim lidhur me çështjen.

“Këtë do ta bëjmë në mënyrë të vendosur dhe të gjitha shkeljet do të ndëshkohen. Kjo është absolutisht e qartë”, tha Pistorius.

Pistorius theksoi se ushtarakët pas përfundimit të detyrës së tyre të shërbimit mund të punojnë në vende të tjera vetëm në kuadër të ligjeve.

“Në ligjin ushtarak ka rregulla të qarta se çfarë mund të bëjë dhe çfarë nuk mund të bëjë një ushtarak kur përfundon afatin e shërbimit ushtarak. Ka gjithashtu rregulla të qarta për përgjegjësitë e tyre për konfidencialitetin dhe çështje të tjera”, tha ai.

Në kuadër të ligjit gjerman, pilotët luftarakë në Gjermani dalin në pension në moshën 41-vjeç.





Story i mëparshëm

Samsung më në fund pranon problemin me kamerën e Galaxy S23 dhe S23 Plus

Story i radhës

Spanjë, disa qytete mund të përdorin hedhjen e monedhës për zgjedhjen e kryebashkiakëve

Të fundit nga