Spanjë, disa qytete mund të përdorin hedhjen e monedhës për zgjedhjen e kryebashkiakëve

Disa qytete në Spanjë ndoshta do të duhet të përdorin hedhje monedhash për të përcaktuar kryetarët e bashkive pas zgjedhjeve lokale që u zhvilluan të dielën, transmeton Anadolu.

Ligji i Spanjës parashikon që në rast të një barazimi të zgjedhjeve në nivel komunal, hedhja e fatit mund të përcaktojë se kush do të qeverisë. Kjo mund të vijë në formën e shortit, hedhjes së monedhës apo edhe me lojën “gurë, letër, gërshërë”.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Pais”, meqë barazimet janë shumë të pamundura, ato ndodhën në qytete në provincat Cuenca, La Rioja, Avila, Zaragoza, Girona dhe Granada.

“Çfarë rastësie e madhe. Është pothuajse më e pamundur sesa të fitosh llotarinë”, tha për “El Pais”, Manuel Sanchez, kryebashkiaku i Valle del Zalabi në Granada, i cili mbeti baras me kundërshtarin e tij. “Por, është mirë sepse të gjithë jemi miq dhe po e marrim me një dozë humori”.

Të premten, këshillat zgjedhore po rinumërojnë votat duke u siguruar që çdo votë të numërohet. Nëse mbeten baras, kryebashkiakët aspirantë do të duhet t’i drejtohen fatit nëse nuk mund të negociojnë ndonjë mënyrë “më të drejtë”.

Në qytetin Feliu de Buixalleu në Girona, ku dy partitë kryesore morën secila 227 vota, kryebashkiaku aktual ka propozuar që partitë të qeverisin me rotacion, nga dy vjet.

Por, jo të gjitha qytetet kanë një harmoni të tillë. Në qytetin San Asensio në La Rioja, ku Partia Popullore dhe Partia Socialiste kishin nga 371 vota, atmosfera ishte aq e tensionuar gjatë numërimit të votave, sa policia u shfaq të dielën.

Pas barazimit, Partia Popullore lokale akuzoi socialistët për manipulim të zgjedhjeve ndërsa socialistët thanë se kundërshtarët e tyre po gënjejnë për të nisur një sherr.

Në përgjithësi, Partia Popullore Konservatore e Spanjës doli fituese nga votimi rajonal dhe komunal i së dielës.

Në përgjigje, kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez bëri thirri për zgjedhje të parakohshme të nesërmen, duke thënë se vendi i tij duhet të “sqarojë” drejtimin politik që dëshiron të marrë.





Story i mëparshëm

Ish-pilotët gjerman të avionëve luftarakë pretendohet se kanë ofruar trajnime në Kinë

Story i radhës

Opozita akuzon qeverinë për pagat/ Tabaku: Paaftesi në përllogaritje dhe papërgjegjshmëri

Të fundit nga