Samsung më në fund pranon problemin me kamerën e Galaxy S23 dhe S23 Plus

Disa përdorues të telefonëve Samsung Galaxy S23 dhe S23 Plus raportuan në fillim të vitit një problem me kamerat e smartfonëve fotografitë e të cilëve kishin një turbullim të pazakontë në pjesës anësore të fotove.

Kamera 50-megapiksel turbullonte pjesët e fotove të cilat ishin jashtë fokusit dhe mund të vihej re me sy lehtësisht.

Tani Samsung e ka pranuar problemin duke shtuar se një përditësim softueri do të vijë për adresimin e tij. Kompania shpjegoi shkakun duke thënë se kishte të bënte me machine learning.

Kompania nuk dha detaje rreth problemit vetëm se do ta adresojë me një përditësim e madje pa dhënë as informacion se kur do të ndodhë.

Disa përdorues kishin arritur të gjenin një zgjidhje duke e mbajtur telefonin të orientuar vertikalisht. Problemi u zbulua në muajin Maj dhe ka marrë kohë që kompania fillimisht ta pranonte ekzistencën e tij e më pas të konfirmonte një rregullim të mundshëm.

Përdoruesit shpresojnë të jetë një problem që ka të bëjë me softuerin dhe jo harduerin. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Leao rinovon me Milan deri në 2028-ën

Story i radhës

Ish-pilotët gjerman të avionëve luftarakë pretendohet se kanë ofruar trajnime në Kinë

Të fundit nga