Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot shpalli pafajësinë për ish-kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, i cili akuzohej për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Përveç Derkoskit, të pafajshëm u shpallën edhe akuzuar janë edhe tre punonjës të KSHZ-së dhe një menaxher i operatorit ekonomik për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” gjatë realizimit të dy prokurimeve publike, me të cilat është dëmtuar buxheti për 1.312.409 denarë ose rreth 21 mijë euro.
Sipas Këshillit Gjyqësor, prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se të akuzuarit i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.
Sipas aktakuzës, tre punëtorët e KSHZ-së, si anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, nuk e kanë respektuar afatin minimal ligjor për dorëzimin e ofertave, nuk kanë konstatuar se operatori ekonomik DUNA SHA Shkup nuk i plotëson kushtet për pjesëmarrje në procedurë dhe nuk kanë zbatuar procedurën e duhur për vlerësimin e ofertave të dorëzuara, por e kanë vlerësuar ofertën si të pranueshme dhe kanë caktuar numrin maksimal të pikëve.