Ish deputetja Aleksandrova punësohet në ASK

Punësimet në Agjencinë për Siguri Kombëtare me njerëz të politikës së kaluar, pavarësisht kornizave të reja ligjore, nuk ndalen.

ALSAT mëson se këto ditë pjesë e Agjencisë është bërë Emilija Aleksandrova ish deputete e VMRO- DPMNE-së. Siç mëson ALSAT, Aleksandrova ka filluar në këtë detyrë prej 1 jave tashmë, por ajo që mbetet kontestues është fakti se si figura të politikës, dhe për më tepër, të përfshirë nga periudha kontestuese e VMRO-së gjejnë vend dhe pozitë në institucionin më të lartë të sigurisë së shtetit, duke marrë parasysh kërkesën e tij për rinovim total të mentalitetit të ASK-së.

Si duket, ish DSK-ja ndryshoi vetëm emrin në ASK. Aleksandrova, e moshës 46 vjecare, me origjinë nga Berova, ka qenë anëtare e komisionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvend, anëtare e komitetit për politikë të jashtme, komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës, dhe ka shërbyer si deputete në mandatin e kaluar, kur dhe u përjashtua nga VMRO-DPMNE-ja për shkak të votimit pro ndryshimeve kushtetuese. Ajo është në lidhje familjare me ish kreun e DSK-së Sasho Mijallkov. /Alsat.mk

Story i mëparshëm

Mes emocionesh, Meça e Miftari: 7 Marsi është njëra nga datat që ngriti, zhvilloi dhe ndërtoi kombin!

Story i radhës

Nuk mbajti shiritin për Ukrainën, trajneri i Ajax justifikon kapitenin serb

Të fundit nga