Mes emocionesh, Meça e Miftari: 7 Marsi është njëra nga datat që ngriti, zhvilloi dhe ndërtoi kombin!

Me disa vargje kënge, veterani i arsimit, Rexhep Meça riktheu memorjen mbrapa për të kujtuar kohërat e kaluara nëkorridore e klasa të shkollave të ndryshme në edukimin e gjeneratave.

Veterani i Arsimit, Rexhep Meça, në një prononcim ekskluziv për Indeks ka folur për rëndësinë e ditës së mësuesit por dhe për fillet e arsimit para shumë dekadash ndër ne, kur gjenerata e tij në një periudhë paraprake kishin mësuar serbisht në Prizren.

“Aso kohe, gjysma e lëndëve ka qenë në shqip, gjysma në serbisht. E keqja më e madhe ështëse aso kohe në këtë qytet po edhe në qytetet tjera nga çlirimi e deri kur unë kam ardhur këshilltarë pedagogjik, nuk ka pasur njeri që e ka njohur këtë punë”, thotë z.Meça.

Sot, në ditën e mësuesit, ai  kishte ardhur në shkollën “Liria” për të biseduar me drejtoreshën për punë vullnetare për t’u mësuar këngët për mësuesit dhe rëndësinë e tyre nxënësve të klasave fillore.

E për historikun e 7 marsit, foli edhe profesori dhe mësuesi i historisë, Naser Miftari. Për të kjo ditëështë njëra nga datat që ngriti, zhvilloi dhe ndërtoi kombin.

“Në periudhën kur shqiptarët ishin në gjendjen më të vështirë, kur ata luftonin me mjerimin duhej të bëhej edhe organizimi, etnik apo më mirë thënë politik, sepse koncepti i rilindasve e kërkonte një gjë të tillë. E ajo ishte, komb dhe shtet”, tha fillimisht Miftari.

Sipas tij, rilindasit janë arkitektët dhe themeluesit e gjithë këtij koncepti dhe bënë më të mirën për të arritur organizimin politik u duhej shkollimi, shton se ata rrezikuan shumë.

“Shkollimi nuk ishte i lejuar aso kohe sepse ishim në pushtet të huaj dhe pushtuesit gjithmonë e duan atë, që titë jesh nën këmbët e tij, nën kontrollin e tij të jesh në shërbim të atij, dhe një gjë e tillë nuk pranohej nga ata. Në këtë datë, këto njerëz nuk kursyen jo vetëm segmentin material të tijin, por rrezikuan edhe jetën në ato rrethana”, deklaroi Miftari, për Indeks.

Ndryshe, festa e 7 marsit festohet në shenjë të kujtimit të hapjes së shkollës së parë shqipe mars të vitit 1887 në Korçë. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike./Indeks /

 

Story i mëparshëm

Memushaj: Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela dhe i ITSHKSH- së Asani, dy djem të gjallë dhe atdhetarë

Story i radhës

Ish deputetja Aleksandrova punësohet në ASK

Të fundit nga