Ish-deputeti socialist, Ervin Bushati ka komentuar sondazhin e publikuar në Euronews Albania ku thuhet se 60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e përgjithshme në vendin tonë.
Të pyetur nga “Barometri” rreth 2/3 u shprehën se situata në vendin tonë po shkon shumë keq.
Ndërsa vetëm 9.5% e të pyeturve mendojnë se situata në vendin tonë është në rrugën e duhur.
Në lidhje me këtë, ish deputeti socialist thotë se ky sondazh është i vërtetë.
Sipas Bushatit, me krizën energjitike, me inflacionin dhe me luftën në dyert e Europës pritej kjo përgjigje nga qytetarët.
“Dua të përgëzoj për sondazhin, është një nga të parët që mendoj se shkon në këtë logjikë. Duket se është një sondazh i vërtetë. Me krizën energjitike, me inflacionin dhe me luftën në dyert e Europës patjetër që pritet kjo përgjigje nga qytetarët nëse i pyet se si shkon situata në vend”, tha ai.