Ish kryetari i LDK-së, dhe Ministri i financave në Qeverinë Bukoshi në ekzil, Isa Mustafa , merr në mbrojtje mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Kuptohet kritika e këtij ish politikani i cili arriti në majë të politikës kosovare pas luftës në Kosovë , deri edhe në pozitën e kryeministrit, shkojnë në llogari të Kryeministrit Kurti.
Nuk e di a e ka të qartë ky ish politikanë, se Kryemistri Kurti, do të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë, sikur qeveria e Serbisë t’i kishte drejtuar një kërkesë qeverisë së Kosovës për okomodimin e një zgjidhje të tillë, por duke qenë se Serbia nuk e njeh as qeverinë e Kosovës, as shtetin e Kosovës, pasi që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë, në rrethana të tilla kaq kundër Kosovës të Serbisë, duhet të bëhet me dije z. Isa Mustafa dhe bashkëmendimtarët e tij se z. Kryeministri Kurti e ka patur apsolutisht të pamundur për t’i mundësuar zgjedhjet e një shteti tjetër në shtetin e Kosovës, nëse Kosovën e konsiderojmë shtet tonin për të cilin është derdhur aq shumë gjak dhe kanë sakrifikuar jetën aq shumë dëshmorë dhe herojë .
Kuptohet se raportet Serbi – Kosovë dhe anasjelltas do të ishin shumë më ndryshe sikur shteti i Serbisë të ballafaqohej me të kaluarën e saj kriminele anti shqiptare dhe ta kishte pranuar ekzistencën e shtetit të Kosovës, por Serbia kurrë nuk do ta bëjë këtë përderisa gjendet në influencën e përkrahjes së Rusisë dhe ekzistencën në Serbi të forcave nacionale, shoveniste, hegjemoniste serbe, anti shqipëtare dhe anti Kosovë në Serbi, me në krye Alexandër Vuҫiqin, gabelësin e Millosheviqit.
Z. Isa Mustafa, nëse veprohet si në rastin e Asociacionit siҫ vepruat ju dikur kur ishit në pushtet edhe me zgjedhjet e shtetit të Serbisë në Kosovë, ju lutem na tregoni me ҫka tjetër ta bindemi Serbinë dhe BE-në, se nuk jemi pjesë e saj dhe se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran…
Kosova nuk ka kthim prapa edhe pse ekziston dyshimi i bazuar se Rusia ( Putini ) i ka premtuar Serbisë ( Vuqiqit ) për t’ia ” kthyer ” përsëri nën sovranitet Kosovën dhe terroritorin shtetror tek shqiptarët e Kosovës.