Rusia ka arritur marrëveshje me Iranin për të filluar prodhimin e qindra dronëve të armatosur pa pilot në tokën ruse.
Zyrtarët nga Moska dhe Teherani e përfunduan marrëveshjen gjatë një takimi në Iran në fillim të këtij muaji, raporton Washington Post.
Sipas zyrtarëve të ndryshë, Rusia dhe Irani po lëvizin me shpejtësi për të transferuar komponentët kryesorë që mund të lejojnë fillimin e prodhimit brenda muajve.