Inzaghi beson: Interi mund të fitojë titullin

Interi do kërkojë të fitojë titullin kampion këtë sezon, me rivalitetin që është i madh.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi ka dhënë një intervistë për Italia 1 për programin “Mbretërit e Futbollit”, ku ka  folur pikërisht për çështjen e Skudetos.

“Besoj në rikthimin te Scudetto. Kemi bërë një pushim të gjatë, gjë që është e re për të gjithë ne. Deri më tani, Napoli ka bërë dicka të jashtëzakonshme por janë përforcuar edhe me gabimet e të tjerëve duek filluar nga Interi.

Vitin e kaluar ishim më afër në renditje, ne ishim tre pikë përpara ndërsa tani hendeku është zgjeruar nga Napoli.

Ata kanë bërë dicka që askush nuk e ka bërë në Europë dhe ne i përgëzojmë për këtë.

E dimë që nuk mjafton ajo që kemi bërë deri tani por ne duhet të vazhdojmë të punojmë”- tha Inzaghi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alispahiq: Politika s’duhet komentojë vendimet gjyqësore

Story i radhës

Besnikja e Putin feston ditëlindjen e 47-të, publikohen fotot e ‘çuditshme’ dhe vulgare të zëdhënëses ruse

Të fundit nga