Alispahiq: Politika s’duhet komentojë vendimet gjyqësore

Shkup, 25 Dhjetor – Kritikat dhe komentimi i vendimeve gjyqësore nga ana e politikanëve, janë të  patolerushme dhe e rëndojnë edhe më shumë pavarsinë e gjyqësorit. Kështu vlerëson avokati Asmir Alispahiq, sipas të cilit poltikanët në këtë rast kanë kritere të dyfishta, pasi që kur ju përshtatet atyre, lavdërojnë për reforma të suksesshme në gjyqësor, ndërsa kur nuk ju përshatet fajësojnë dhe kritikojnë.

 

“Nuk më habit sjellja dhe qëndrimi i tillë i politikanëve në vendin tonë, sepse në këtë mënyrë mund të shihet dyftyrësia e atyre njerëzve për vendimet e pranueshme dhe të papranueshme të gjykatave. Ato komentojnë ashtu si u kujtohet. Vlerësoj se me zhvillimin e tillë të gjërave, jo vetëm se nuk kemi gjyqësor të pavarur por që edhe të gjitha reformat që deri më tani është punuar vihen në pikpyetje. Politikanët tanë nuk komentojnë vendime që janë të kënaqshme për ta dhe heshtin, por ka raste kur reagojnë dhe nuk i pranonë vendimet gjyqësore që nuk u shkojnë në favor, ose nga aspekti politik ose pse nuk janë të kënaqur me to dhe atëherë ngrenë zërin të ndikojnë në pavarsinë e gjyqësorit”, shprehet avokati Asmir Alispahiq.

Alispahiq: Komentet për përfimit politik, zbehin reformat

Ngjarjet e fundit po zbehin reformat e relizuara deri më tani, dhe po përdoren për promovim politik, thotë Alispahiq.

“Ndodhitë e fundit për fat të keq të gjitha ato investime i vënë në pikpyetje . Të gjitha të ashtuquajturat reformat apo strategji të cilat përdoren dhe ndryshohen nga aktorët politik për promovim të përditshëm politik”, theksoi Alispahiq.  

Vendimi i gjykatës së Apelit për të kthyer në rigjykimin rastin”Target dhe Fortesa”, nxiti reagime të shumta në opnion, ku nuk u kursyen as politikanët. Rikthimi i lëndës në rigjykim, rrezikon që ajo për rreth 4 muaj të vjetërsohet dhe kështu të akuzuarit të lirohen nga ndjekja penale. 

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Dheu e zuri poshtë, publikohet momenti kur zjarrfikësit e shpëtojnë shqiptarin

Story i radhës

Inzaghi beson: Interi mund të fitojë titullin

Të fundit nga