Investoi 2 milionë euro me gruan, trajneri i Danimarkës merr detyrën e re

Kasper Hjulmand prej 4 vitesh zotëron “Sport Advisor” në bashkëpronësi me Tomas Frank, trajner i Brentfordit. Kjo platformë dixhitale merret me trajnerët për fëmijë.

Pak para Botërorit, Hjulmand me bashkëshorten e tij Vibeke, themeluan “Hjulmand Sport ApS” me vlerë 2 milionë euro.

Deri pak ditë më parë ka qenë në rolin e aksionerit mazhoritar me 72 për qind të aksioneve, teksa në fillim të javës së ardhme duhet të emërohet administrator i deleguar. rol të cilin e mbulon bashkëshortja, e cila së fundmi ka marrë detyrën e sekretares së përgjithshme në “Shoqatën e psikologëve danezë”.

Duke qenë se zonja Hjulmand nuk lejohet të ketë të dyja rolet njëkohësisht, detyrën do ta marrë përsipër trajneri i Danimarkës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lipjani me objekt të ri të Komunës, kryetari i publikon fotografitë

Story i radhës

Drejtori i AZGJ, Sela në takimin mbarëkombëtar të gjuhës shqipe në diasporë

Të fundit nga