Interneti fiks në Shqipëri: Vodafone Albania vazhdon rritjen, ALBtelecom rënien

March 23, 2022
1 minut lexim

Telefonia fikse vazhdon tkurrjen në Shqipëri ndërsa në fund të 2021 u raportuan nga AKEP 197 mijë pajtimtarë, një rënie me 11.8% krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë interneti fiks është histori tjetër ndërsa rritja vazhdon edhe pse me ritme më të ngadalta sesa gjatë pandemisë. Në fund të 2021 në Shqipëri numëroheshin afro 536 mijë pajtimtarë, një rritje me 5.6% krahasuar me 2020.

Ndërsa tregu i telefonisë fikse dominohet nga ALBtelecom me 77.5%, e njëjta nuk mund të thuhet për internetin fiks ku një garë mes dy operatorëve më të mëdhenj është ndezur.

ALBtelecom vazhdon tkurrjen dhe në fund të 2021 kishte rreth 118 mijë abonentë edhe pse ngelet ende operatori më i madh fiks në vend. Kompania është shumë larg nivele të 133 mijë abonentëve që kishte tre vite më parë ndërsa rënia ka qenë e vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe ndërsa krahasuar me 2020 ka humbur 8.3% të konsumatorëve.

Tregues pozitivë vazhdon të shfaqë Vodafone Albania që hyri në këtë treg me blerjen e ABCom në 2019-ën. Që atëherë operatori fiks është rritur nga 74 mijë abonentë në rreth 111 mijë në fund të 2021. Krahasuar me 2020-ën, Vodafone Albania ka pasur një rritje me 16.2%.

Tring është operatori i tretë i internetit fiks me rreth 59 mijë abonentë, ndjekur nga Abissnet me rreth 42 mijë abonentë, Digicom me rreth 24 mijë abonentë dhe Nisatel me rreth 20 mijë abonentë.

Një pjesë të madhe të tregut zënë operatorët alternativë me rreth 160 mijë abonentë. Numri i abonentëve me akses në shërbime të integruara llogaritet në rreth 300 mijë ku pjesa më e madhe e tyre, ose rreth 126 mijë kanë shërbimin Internet + TV. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe Microsoft bie pre e grupit famëkeq të hakerëve

Story i radhës

E “varrosën” disa herë, snajperisti i famshëm kanadez mesazh rusëve nga fronti i luftës

Të fundit nga

ShkoLartë