Klubi italian, Inter është i interesuar për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.
Sipas “Calciomercato”, ‘nerazurët’ po e monitorojnë sulmuesin e ‘qytetarëve’.
Gjigantët italianë e shohin brazilianin zëvendësues të mundshëm të Lautaro Martinez, i cili kërkohet nga disa klube të Premier League-s dhe La Ligës.
Jesus këtë sezon të garave, ka shënuar vetëm dy gola në 19 paraqitje me Cityn këtë edicion të garave në Premier League.
Braziliani ka edhe 17 muaj kontratë me skuadrën e Pep Guardiolës, dhe siç raportohet, Jesues gjatë verës do të bëhet me klub të ri.