Roma ka nxjerrë në shitje talentin e saj, Nikolo Zaniolo me shifrën 50 milionë euro për të financuar merkaton e ardhshme.
Sipas “Sky Sport Italia”, kampionët e Conference League kanë vendosur të shesin talentin 22 vjeçar dhe paratë e fituara nga shitja e tij të investohen në merkaton e verës.
Për Zaniolo interesohen klube nga Premier League por edhe Milan dhe Juventus duan të marrin shërbimet e tij.
Lojtari italian nuk dëshiron të transferohet ne Angli dhe konkretisht tek Newcastle, por dëshiron të qendrojë në Itali dhe të luajë në Champion League sezonin e ardhshëm. Për Romën, shitja jashtë Italisë do të ishte ideale por lojtari po reziston.
Sipas raporteve të fundit, është refuzuar një ofertë nga Milani prej 25 milion eurosh dhe kartonin e Saelemaekers duke kërkuar shifrën e plotë prej 25 milion eurosh. Maldini e konsideron një lojtar të rëndësishëm dhe mendon që është dhurata e duhur pas fitimit të Skudetos. Zaniolo shënoi në finalen e Conference League në Air Albania ku i dhuroi fitoren e trofeut.