U akuzua për vrasjen e ish-spiunit rus dhe kritikut të Kremlinit, ndërron jetë nga koronavirusi ish-oficeri i KBG

Një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e ish-spiunit rus dhe kritikut të Kremlinit, Alexander Litvinenko, ka vdekur nga Covid-19.

Dmitry Kovtun ishte një nga dy personat që autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar dyshojnë se helmuan për vdekje Litvinenko në Londër në vitin 2006.

Kovtun vdiq në një spital në Moskë, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

I dyshuari tjetër për vrasjen, Andrei Lugovoi, shkroi në rrjetet sociale se “miku i tij besnik ndërroi jetë”.

Litvinenko, një ish-oficer i KGB-së, i cili u bë shtetas britanik dhe kritik i hapur i presidentit rus Vladimir Putin, u helmua me një substancë radioaktive në një hotel në Londër, ku kishte takuar dy të dyshuarit.

Ai u sëmur menjëherë pas takimit dhe u shtrua në spital. Gjendja e tij u përkeqësua dhe vdiq disa javë më vonë, më 23 nëntor.

Pas një hetimi, Britania arriti në përfundimin se vrasja ishte ” miratuar me siguri” nga presidenti rus Vladimir Putin.

Nga shtrati i vdekjes, Litvinenko akuzoi presidentin Putin se urdhëroi vrasjen e tij. Megjithatë Kremlini i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se është përfshirë në vrasjen e Litvinenko.

Sipas hetimeve, Lugovoi dhe Kovtun, të dy ish-oficerë të KBG-së, helmuan qëllimisht Litvinenko duke hedhur në filxhanin e tij me çaj jeshil, substancën e fuqishme Polonium-210.

Hetuesit britanikë gjetën gjurmë të substancës në të gjitha vendet në Londër ku kishin qenë dy burrat, përfshirë zyra dhe hotele.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi vitin e kaluar se Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen.

Të dy mohuan krimin ndërsa Rusia refuzoi që ti ekstradonte për të dal në gjyq në Britani.

Kovtun ka lindur në vitin 1965 dhe është trajnuar në akademinë komanduese sovjetike në Moskë përpara se të bashkohej me njësinë e mbrojtjes KGB.

Pas publikimit të raportit në Mbretërinë e Bashkuar, Kovtun tha për agjencinë e lajmeve Interfax: “Unë nuk jam i përfshirë në vdekjen e Litvinenkos. Sa i përket rezultatit të hetimit publik që është publikuar në Londër, nuk mund të ishte arritur në ndonjë përfundim tjetër bazuar në provat e falsifikuara dhe të fabrikuara”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Interesim i çmendur për lojtarin që bëri historinë në Air Albania

Story i radhës

Dy aksidente tragjike te “Pllastikat” në Shkup

Të fundit nga