Interesat kombëtare, s’mund të arrihen me diplomaci diletante, amatoreske e injorante!

March 20, 2022
min lexim

1. Lobimi për njohjet dhe bisedimet e gjertanishme rreth Kosovës, ashtu siç e dimë të gjithë janë zhvilluar kryesisht përmes propozimeve të aleatëve tanë, e jo përmes ideve, e koncepteve “made in Kosova”. Bile thuhet që edhe agjendat ishin që të gjitha të tyre, dhe të kundërshtarëve tanë. Por, fajet e ngecjes së njohjeve s’e besoj që “adresën” e tyre e gjejmë vetëm jashtë Kosovës. Për faktin se qeveritarët tanë “lobues”, ishin dhe mbetën vetëm ‘postierë’ të asaj që në përvojën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njihet dhe shquhet si teori dhe praktikë e “zgjerimit të ndikimit” diplomatik. Ata që merren me diplomaci, e kuptojnē saktësisht kuptimin e prejudikimit tim…!

2. Nga 17 shkurti 2008, Kosovën e kanë njohur 115 shtete, ndërkaq, vazhdon mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-e. Diplomacia serbe, aktualisht ndaj Kosovës është në ofensivë të ashpër në dy fronte; a. frontin e parandalimit të njohjeve të reja eventuale, dhe; b. frontin e kontestimit të njohjeve të vjetra.Ideja dhe synimi kryesor i Serbisë, nē këtë ndërkohë të bisedimeve… për “normalizim” (jo njohje, e as pranim dosido të sovranitetit!) me Kosovën, është që para debatit publik për anëtarësim në KB, ta zbres numrin e njohjeve në 96 (që nënkupton 50% e vendeve anëtare) njohje!Në mënyrē qē edhe më shumë ta vështërsoj “ulësen” në OKB-ara, që në fazën tjetër (pasi që të anëtarësohet në BE-ne), edhe ta kontestoj skajshmërisht deri në rraskapitje dhe dorëzim.

3. Deri në vetin 2023/25, nëse diplomacia kosovare nuk e shton apo të paktën nuk arrinë ta mbaj numrin e njohjeve në 117 (sa po thotë që i ka arritur), e jo 107, (sa po thotë ajo serbe) numrin e njohjeve, gjasat pēr ta kontestuar e bllokuar tërësisht Kosovën në procesin e zgjerimit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkësinë Evropiane (BE-ne), janë shumë reale dhe afër mendjes. Mirëpo, mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nga prizma e marrëdhënieve të reja komplekse ndërkombëtare që po pretendojnë me u krijua pas invazionit rus tē Ukrainës (natyrisht; nëse, ky okupim legjitimohet dhe legalizohet me “vulën” dhe aminin e Amerikës dhe Kinës) ka shumë gjasa reale qē jo vetëm tē prolongohet, por, realisht edhe tē mos ndodh fare nē asnjē variantë gjeopolitike e as gjeostrategjike! S’ kēndejmi, politika gjithëshqiptare, duhet t’i bashkoj; dijen, përvojen, resurset shkencore njerëzore diplomatike, ato ushtarake e gjeostrategjike, ato ideologjike, e politike, ato civile e institucionale, nē mēnyrē që me mjete paqësore, e diplomatike ta bëjmë ëndrren e bashkimit realitet.

Ngase, interes mbi interes se sa ky synim (që fatmirësisht po përputhet edhe me intetesat globale amerikane) i kahmotshëm, shqiptarët s’kanë dhe s’e besoj që mund të kenē në kēte shekull. Projekti i bashkimit kombëtar, nuk mund tē arrihet me diplomatët (aktual) partiak, e aq më pak sish ideologjik, që nē rastin e Kosovës përveç injorancës, amatorizmit dhe diletantizmit të theksuar, nuk kanë dëshmuar asnjë gjē më shumë!?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deri nesër në mëngjes: Rusët ultimatum Ukrainës për Mariupolin

Story i radhës

Aksident i shumëfishtë në Kosovë, 18 të lënduar

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë