Të paktën një prej procesorëve të ardhshëm të gjeneratës së 13-të Intel do të mund të arrijë frekuencën 6Ghz. Detaji erdhi nga një prezantim në Intel Technology Tour 2022 që thotë se çipi mund të shkojë deri në 8Ghz i përshpejtuar manualisht.
Kompania premton përmirësime të ndjeshme për gjeneratën e re siç është 15% më shumë performancën me një bërthamë dhe 41% më shumë performancë me shumë bërthama.
Pretendimet për një procesor 6Ghz nga Intel është një goditje e drejtpërdrejtë për konkurrentin AMD që tha se flagshipi i ardhshëm Ryzen 9 7950X mund të arrijë në frekuencë turbo 5.7Ghz.
Edhe pse vetëm frekuenca nuk mjafton nëse flasim për performancë, thyerja e barrierës 6Ghz do të ishte një fitore e madhe marketingu për Intel që ka vuajtur shumë përballë AMD-së vitet e fundit.
Linja e procesorëve Raptor Lake nuk është prezantuar ende zyrtarisht dhe nuk dihet se cilët prej tyre do të arrijnë këtë frekuencë. Duke qenë se 12900KS arrinte frekuencë prej 5.5Ghz krahasuar me 5.2Ghz të 12900K, me siguri mund të jetë varianti KS i çipit 13900K.
Më shumë detaje presim që Intel ti zbulojë më 27 Shtator në Kaliforni. Në të njëjtën ditë AMD nxjerr në shitje procesorët e rinj Ryzen 7000. /PCWorld Albanian