incidentet e nderrimit te viteve lendohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarreve 13 vjecarja ne kryeqytet shpeton mrekullisht nga plumbi qorr 6955d0e40ef97

Incidentet e ndërrimit të viteve/ Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, takuan shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe të Sallës së Komandimit të DVP Tiranë.

Gjatë takimit me punonjësit e Policisë Rrugore, Drejtori Proda i uroi Gëzuar Vitin e Ri dhe, nëpërmjet tyre, të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, në veçanti ata që janë në shërbim, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën e treguar në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Drejtori Proda theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll ka për qëllim shpëtimin e jetëve. Ai kërkoi profesionalizëm, korrektësi, komunikim me etikë dhe kujdes maksimal për veten dhe për njëri-tjetrin.

Në momentin e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm inspektoi Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ku vlerësoi rolin kyç të kësaj strukture në menaxhimin e situatave operative.

Ai theksoi se çdo telefonatë dhe çdo informacion duhet të vlerësohet me seriozitet maksimal, pasi reagimi në kohë dhe koordinimi i saktë me patrullat në terren janë vendimtarë për parandalimin e ngjarjeve.

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën, si dhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr (16 raste në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë).

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, të ambienteve ku zhvillohen festime dhe të gjithë territorit.

Policia e Shtetit ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Me besim dhe bashkëpunim për më shumë siguri.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klubi vendos ultimatum 6955d0345946d
Lajmi i mëparshëm

Klubi vendos ultimatum

zgjedhje protesta kaos ne parlament dhe zyrtare te larte nen lupen e drejtesise 2025 a viti i sfidave ne politike ngjarjet qe shenjuan vitin qe lame pas 6956244710342
Lajmi i radhës

Zgjedhje, protesta, kaos në Parlament dhe zyrtarë të lartë nën lupën e drejtësisë! 2025-a, viti i sfidave në politikë, ngjarjet që shënjuan vitin që lamë pas

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë