Imazhe nga sateliti: Rusët po ia mësyjnë edhe një herë Kievit

March 11, 2022
1 minut lexim

Imazhet satelitore të marra nga një firmë amerikane e autokolonës së gjatë ushtarake ruse pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, tregojnë se ajo është “shpërndarë dhe ripozicionuar në masë të madhe”, shkruan BBC.

Kolona e gjatë rreth 60 kilometra që përfshinë tanke, sisteme raketore e artileri u pa për herë të fundit pranë aeroportit Antonov, në veri-perëndim të Kievit dhe lëvizja e saj mund të sinjalizojë një shtytje të re drejt Kievit.
 

Firma që bëri fotot, Maxar Technologies, tha se pjesë të kolonës ishin në pozicione në qytetet përreth. Pjesët e tjera janë më në veri, me artileri tani në pozicionet e qitjes.

Rivendosja e dukshme erdhi pasi forcat ruse në Ukrainë filluan të sulmojnë objektiva të reja në zona të ndryshme të vendit: Një fushë ajrore dhe një fabrikë e motorëve të avionëve u shënjestruan në Lutsk, në veri-perëndim

Sipas zyrtarëve rusë të mbrojtjes, shpërthimet goditën gjithashtu fushat ajrore në Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim.

Në Dnipro, një bastion i madh në Ukrainën qendrore lindore, një person u raportua i vdekur nga sulmet ajrore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë mund të mësohet nga Napoleon Bonaparta dhe “frytët” e njohura të Revoluciont të Madh në Francë …?

Story i radhës

Kim kritikoi gratë për mos punë, punëtorët tregojnë si nuk i pagoi ajo

Të fundit nga

PDK nesër mban konferencë për media

Nesër, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Se pse do të mbahet kjo konferencë, kjo parti nuk dha ndonjë arsye. Megjithëse, ora dhe vendi dihen. Pra konferenca mbahet
ShkoLartë