Çfarë mund të mësohet nga Napoleon Bonaparta dhe “frytët” e njohura të Revoluciont të Madh në Francë …?

Siç dihet, Napoleon Bonaparta ishte protip ose arketip ushtarak dhe politikë i aristokracisë ose borgjezisë revolucionare ose pararevolucionare, po aq sa ishte edhe prototip ose arketip i një ushtaraku ose politikani të lartë që i zhvatej vazhdimisht llupës,luksit dhe tutelës sociale ose materiale të borgjezisë të cilën e kishte sulmuar dhe mposhtur politikisht dhe ushtarakisht. 

Politika e tij bënte që të shpërthenin ose gumzhinin asokohe skema, skenare ose narrativa të ndryshme komunikimi ose korrespondence realiste dhe surealiste midis shtetit, pushtetit, politikës dhe shoqërisë. 

Tek ai, natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur fliste ose komunikonte përmes objektivit dhe subjektivit kompeksivë, me nuansa dhe paradigma revolucionare ose ushtarako-politike)- transformoheshin në natyrën dhe karakterin e tij. 

Ndërkaq, edhe elitat ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqèrisë, përktheheshin në kategori sociale të varura nga shteti dhe pushteti absolut i Napoleonit (Bonapartës) ose “apostujve të lirisë”. 

Aftësia e Napoleonit konsistonte pra në veçantinë ose ekskluzivitetit e të qenit tè tij kalorës, demiurg, “homo magnus”, “pater familias”, “enfant terible” ose “pater potestas” i vetëm që arrinte të bashkonte ose unifikonte asokohe ndjenjat, krenarinë, emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, çlirimin e subjektivitetit nga objektiviteti ose anasjelltas, oqeanet e ndryshme ose urat kohës, për të gjetur lidhjet revolucionare, evolutive, empirike, dialektike, sociale, politike ose organike- midis atyre elementëve që përbëjnë atë që Karl Marksi  dhe Engelsi, do e quanin gjendje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore, sociale (asociale) ose politike. 

Mëqe, ideologjia shtetrore, nacionale, historike, kulturore, politike dhe ushtarake, janë fryt i arsyes njerëzore ose qytetare, dhe vetë arsyeja njerëzore është konstruksion i historisë së shoqërisë njerëzore (qytetare), kulturore ose politike: Napoleon Bonaparta, si duket, shihte me dyshim çdo lloj konceptimi të artit të njohur ushtarak dhe politikë që harronte origjinën e vet të korruptuar, stigmatizuar dhe determinuar nga pabarazia klasore, sociale dhe politike. Ndërkaq, edhe vet bënte pjesë, penetronte ose frekuentonte në to.

U mor vesh se në një shoqëri të eksplatuar ose absolutizuar maksimalisht, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike, i bashkëngjitet tutelës ose dominimit të aristokracisë ose borgjezisë, proceset neutralizuese si puna e transformimit të kulturës shtetrore dhe nacionale në diçka të pavarur dhe sovrane nga çdo lloj raporti ose marrëdhënieje me pushtetin borgjez, skllavopronar ose absolutist, e bën të pamundur integrimin e klasës punëtore ose sindikaliste me mjetët ose instrumentët e njohura revolucionare ose restauruse (reformatore) në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme absolutiste, autoritare, totalitare, borgjeze ose kapitaliste me mentalitete skllavopronare ose feudaliste. 

Ndaj, edhe koncepti ose formulimi i një teorie dialektike të kulturës dhe jetës shtetrore, nacionale ose institucionale, të ndarë ose veçuar nga populli ose proletariati, të ngjanë në metaforen ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda” tek “Minima Moralia”! (…)

Midis stimujve dhe motiveve të kulturës dhe ideologjisë së njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, kulturore dhe historike, siç dihet, një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës, ku kultura shtetrore, nacionale dhe institucionale, paraqet imazhin dhe mesazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare. 

Duke i stisur, mbuluar, disajnuar, valorizuar dhe glorifikuar kushtet dhe rrethanat politike, sociale, materiale ose ekzistencialiste, ku ngrihet çdo gjë që është njerëzore ose humane, dhe me veprimin e vet qetësues ose ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e korruptuara, diskredituara dhe kompromituara moralisht, politikisht dhe në çdo formè tjetër në emër të ekzistencës së përbashkët. Në rastin konkret, edhe proletariatit, edhe burbonëve, edhe zhirondimëve dhe jakobinëve të pakënaqur dhe në revoltë. Kjo edhe me çmimin e linçimit ose prerjes së kokës të Maksimilian Roberspierit si arkitekt dhe ideolog kryesor i Revolucionit të Madh në Francë.

Është pra teza ose teoria e kulturës si ideologji shtetrore, nacionale, politike dhe historike, e përbashkët në shikim ose vështrimin tè parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe eksplatimit (shftytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të idealeve, vizionëve dhe kauzalitetit të përbashkët shtetror, nacional, politik, ushtarak dhe historikë. 

Ndryshe nga kjo, nëse e quajmë sot realitet shtetin dhe vet “popullin e ri kosovarë” së bashku me lidershpin e atjeshëm politikë: Atëherë ky realitet është padyshim aparent dhe transparet, për sa kohë që jeton dhe është valid e i barabartë me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.
 Ndonëse, përballë të së vërtetës së njohur të shtetit dhe popullit të ri kosovarë, vazhdon të bëhet “korrektuese” gënjeshtra e njohur bizantine që e denoncon dhe e vret shpesh të vërtetën ose realitetin praktik dhe teorik në Kosovë.
Se këndejmi, janë forcat dhe energjitë e njohura racionale e kritike të pranishme në konceptin elitar dhe suplementar të kulturës shtetrore dhe nacionale, ato që

 do duhej të vendoseshin  kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike” ose antropolitike.

 Ndërkohë që impulset revolucionare, evolutive, racionale dhe progresiviste të së parës, do duhej t’iu kundërvihen implikimeve konservatore, retrograde dhe ataviste të së dytës. 

Mbase, në narrativin (narracionin) e njohur shkencorë ose metodologjikë që flet ose bèn fjalë mbi shtetin, pushtetin ose realitetin e ri kosovarë.

 Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë shkencore, kulturore dhe politike”,- koncept që Theodor Adorno dhe Max Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me konceptin unilateral ose monologjikë (bla-bla-bla) të “kulturës borgjeze, skllavopronare ose feudaliste” në momentet e shkëlqimit të tyre më të madh. 

Fajet kryesore i kanë shteti dhe pushteti, gjegjësisht, epshet, inatët, kapriciot, instiktët, urrejtjet, xhelozitë, egot ose libidot hakmarrëse të personave ose individëve të ndryshëm me intelegjencë të ulët, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), psikofizike, psikosociale, profesionale dhe të tjera në politikën dhe diplomacinë e Kosovës.

Ndryshe nga kjo, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnikë, injorant, prepotent, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantrop, paranoid, skizofrenikë, infatilë ose psikopatologjikë, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose ‘botës’ së tyre (të ç’rregulluar) mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. 

Mbase, ato ose ata qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rival, armiq ose kundërshtar të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë. 

Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen. 

Janë të padurueshëm, infantilë dhe patologjikë nëse dikush bën një vështrim, studim, analizë, koment ose intervistë qortuese ose kritike nepër mediet e shkruara ose elektronike.

 Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë ndryshe, ose jashta “orbitës”, gjegjësisht,  “alfabetit”, “gramatikës”, “logjikës” ose “filozofisë” së tyre bardh e zi.

 I vëjnë thikat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë editoriale, redaksionale, forumiane, kabinetike, institucionale, politike, diplomatike ose profesionale ndaj  të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se ata.

Janë të ngujuar ose hurgosur përgjithëmonë brenda kthetërave, klisheve ose fiksionëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste. 

Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre. Mbase, të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, psikoatologjisë dhe ‘tabula rasës’ së përgjitjshme që e kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vet. 

I akuzojnë të tjerët për anomalitë dhe patologjitë e ndryshme politike dhe diplomatike që i kanë sjellur ose shkaktuar vet.

 Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo çfare.

Sepse, kanë frikë nga e kaluara dhe vetëvetja e tyre malicioze, misterioze, kompleksive dhe tepër e mjegullt ose evazive.

Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë kosovare, paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit dhe shoqërisë kosovare.

 E thënë ose formuluar ndryshe, kjo donë të thotë se idetë ose teoritë e njohura shkecore ose humaniste mbi shtetin, pushtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, politikën, diplomacinë, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo drejtësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë mè logjikës dhe as arsyes njerëzore, për faktin

se njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., vazhdimisht ndjehen të lumtur dhe tepër krenarë nëse udhëhiqen ose udhërrefehën nga instinktet, emocionet ose pasionet e ndryshme iracionale dhe negative. Përkatësisht, nga instiktet e kafshève ose bishave tè egra. Duke u hedhur kështu në gabime dhe vendime të ndryshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë. Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Por….!!!

 Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe tepër negative, kuptohen ose përceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin. 

Thonë se personat ose individët e ndryshëme të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental (psikologjikë), intelektual, profesional dhe të tjerë, janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur konformist ose oportunist që i zhvaten dhe imponohen vazhdimisht llupës ose tutelës së njohur politike, sociale, ekonomike, materiale, administrative ose juridike të ” aristokracisë” ose “borgjezisë së lartë” europerëndimore.

Ndërkohë që sërvilizimi, vasalizmi, kameleonizmi, opottunizmi, konformizmi dhe makiavelizimi i tyre inflator dhe inflamator, bëjnë që të shpërthejnë dhe shpërfaqen si të atilla edhe skemat ose “ekuacionet” e njohura të diletantizmit, mediokritetit, mercenarizmit, kolaboracionizmit, shantazhit, komplotit ose tradhëtive të ndryshme individuale dhe kolektive. E sidomos kundër ‘krahut të luftës’ si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë shtetror, nacional dhe politik’ në veçanti, si dhe ndaj popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.

Në ketë rast, natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebulozë, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, infantilë ose patologjikë, ndonëse, të deskriptuara, detektuara (deshifruara), identifikuara dhe interpretuara përmes “artit” të dialogut, komunikimit ose korrespondencës së tyre me të tjerët, gjegjësisht me anë të një subjekti dhe objekti të determinuar, iracional, negativë dhe tepër kompleksivë, sikur substituohën, barten ose transformohën vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektivë) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme kosovare. 

Ndonëse, arti, talenti, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e intelektuale dhe profesionale, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur (preferuar)  ose ‘demiurg i lartë’ që arrin të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë individuale dhe kolektive. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektivitetit nga objektiviteti dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e njerëzve të ditur dhe intelektual. Individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre global ose universal, respektivisht, ekskluziviteti, integriteti, globaliteti ose universaliteti i tyre individual. 

Edhe roli dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ kriujese ose profesionale që kanè për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kuptimin e jetës si art,  artit si jetë dhe jetës si filozofi. 

Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. 

Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj. 

Domethënë, “komplekset evolutive” të Edipit,  mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. 

Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar, valorizuar ose glorifikuar maksimalisht, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. 

Ndërkaq, nëse e humbasin besimin tek “lideri i idealizuar” ose “glorifikuar”, turmat, shtresat, kastat, masat ose kategoritë e ndryshme shoqërore ose qytetare, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen. 

Shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë. 

Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcendente (transhendte), mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm, të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura intelektuale, kulturore, informative, profesionale, politike, diplomatike etj.

Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë ose shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare ose globale (universale) që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë së personit ose individit i cili në fund të  fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një qenieje sociale dhe politike i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshèt nè kope. 

 Ndaj, edhe problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij. 

Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët.

 Kjo sidomos atëherè kur personi ose individi hasin në psikozë ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit. 

Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët. 

Dhe kjo, për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik. 

Por, kjo normalisht se i largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare. 

Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij “Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit. 

Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull “Ikje nga liria” (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë, politik dhe diplomatik… por- jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si deri me sot.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

eBay to Launch ‘Digital Wallet’, Teases ‘Fractionalization’

Story i radhës

Imazhe nga sateliti: Rusët po ia mësyjnë edhe një herë Kievit

Të fundit nga