Ilir Meta vijon vizitën në Stamboll, takohet me liderin e opozitës turke: Mik i sinqertë i popullit shqiptar, e ftova për vizitë në Tiranë

Presidenti Ilir Meta i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me liderin e opozitës turke Kryetarin e Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu.

Meta shprehet se Kiliçdaroglu ka konfirmuar vullnetin e tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të tij.

“I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu. Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.

E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi”, shkruan presidenti.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mourinho i fokusuar në planin e Romës, injoron PSG-në

Story i radhës

20 vjet BDI/Kryetari Ahmeti mori pjesë në ndeshjen e futbollit organizuar nga FR-BDI

Të fundit nga