ilir meta del nga qelia ish presidenti do te shoqerohet drejt skraparit per ti dhene lamtumiren e fundit babait te tij 6a1e6f50c2b8c

Ilir Meta del nga qelia, ish-presidenti do të shoqërohet drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij

June 2, 2026
1 minut lexim

Policia e Burgjeve ka nxjerrë nga qelia kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ta shoqëruar drejt fshatit Çepan në Skrapar, ku do t’i japë lamtumirën e fundit të atit të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Meta pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në vendlindjen e familjes, nën masa sigurie dhe i shoqëruar nga policia.

Ish presidenti Meta la ambientet e burgut 313 në orën 7 të mëngjesit, ndërsa ceremonia mortore pritet të zhvillohet në orën 12:00.

Mesazhi i Ilir Metës për ndarjen nga jeta të babait

Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,

Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryeministri hungarez kercenon te shkarkoje presidentin e epokes se orban 6a1e1b519e5dc
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri hungarez kërcënon të shkarkojë presidentin e epokës së Orbán

gjermania do nje vend ne keshillin e sigurimit te okb se 6a1e6fb28fc1d
Lajmi i radhës

Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Të fundit nga

ShkoLartë