Ilazi: Ishim më të vendosur në pikët vendimtare 

1 minut lexim

Trajneri i Ferizajt, Butrint Ilazi, është i lumtur për fitoren me rezultat 3:2 ndaj Skënderbeut të Kraishtës, në ndeshjen e vlefshme të elitës së volejbollit të Kosovës (meshkujt).

“Ekipi ka filluar të komponohet, në pikat e dobëta që kemi pasur në fillim të kampionatit tashmë kanë filluar të përmirësohen, dhe kjo po jep rezultatet.

Loja ishte shumë e barabartë, besoj që e merituam fitoren pasi e deshëm më shumë. Ishim më të vendosur në pikët vendimtare, detajet e vogla vendosën ndeshjen.

I përgëzoj lojtarët e mi për angazhimin në fushë, gjithashtu përgëzoj ekipin kundërshtar për lojën e mirë që treguan në fushë”, tha Ilazi për faqen e FVK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji në shtëpinë tuaj

Story i radhës

Pse lakmia na lë të varfër?

Të fundit nga