„ATA“, sigurisht t‘cilët nuk flenë, asnjëher të vetme nuk ndalojnë po ç’doherë në mënyrë të organizuar shumë mirë, veprojnë mjerisht me veglat shqipfolëse për shpopullimin e t‘gjtha trojeve shqiptare dhe tentim, madje për një pjesë tek të rinjët e kanë realizuar, tjetërsimin e traditave kombëtare shqiptare, gjë që nuk ka filluar sot, po sot e qindra vjet më parë.
Në dekadën e fundit – këtë dhjetëvjetëshin e fundit është rritur dhe ka marrë hov masivisht dhe në mënyrë të heshtur gradual, sigurt dhe hiq pa ndalë, ikja e heshtur e përditshme dhe tjetërsimi po ashtu i përditshëm po jo i heshtur.
Përsëri ( ATA ) me veglat shqipfolëse, sepse s‘ka kush tjetër, me metoda tanimë të sotisfikuara; duke shpërlarë trurin dhe dërguar me familje – fëmijë në Siri, shembulli më i dukshëm dhe dëshmi e saktë se; tentimi për tjetërsim po vazhdon, s‘ka të ndalur.
Dihet se me PARA – mjete financiare, s‘mund të blihet secili individ dhe gjithçka, mirëpo mund dhe blihen shumë individ dhe shumëçka!
Vetëm ndaloni dhe shikoni njëher të vetme, pasurinë – jetesën e disa hoxhallarėve dhe priftërinjëve dhe do shihni jetesën e tyre luksoze, sidomos të hoxhallarëve, sepse priftërinjët banojnë dhe jetojnë në kisha, gjithashtu me jetes luksoze dhe s‘dua aspak t‘i mbroj dhe madje dua të them të vërtetën dhe realitetin.
Politikanët, respektivisht pushtetet aktuale, t’cilat janë votuar, nëse nuk veprojnë me shpejtësi, trojet shqiptare për pesë vitet e ardhshme do shpopullohen deri në 85% dhe tjetërsimi i traditave kombëtare do ndodhë dhe s‘do kemi shpëtim!
Mos t‘ja kthejmë shpinën mikut, respektivisht Amerikës se na shpëtoj nga gjenocidi serb dhe nga zhdukja prej faqës s‘dheut.