Nënat ukrainase dhe fëmijët e tyre të vegjël gjetën strehë në një teatër të zbukuruar në qytetin kufitar polak Przemysl të shtunën, raporton Reuters, përcjell Bota sot.
Për Tanya, një 34-vjeçare nga Berdychiv në Ukrainën veriore, ishte një lehtësim që më në fund kishte një ndihmë me pesë fëmijët e saj të vegjël pas udhëtimit të tyre të gjatë në Poloni.
Tanya, e cila nuk dha mbiemrin e saj, kishte qëndruar në shtëpinë e saj derisa nuk ishte më e mundur të mbronte fëmijët e saj nga lufta.
“Unë u përpoqa t’i mbroj ata nga e gjithë kjo. Kur ra alarmi, i mbulova dritaret me batanije në mënyrë që askush të mos mund ta dëgjonte. Të vegjlit e mi krijuan një përbindësh, përbindëshin e sirenës”, tha ajo.
Fëmijët e saj vrapuan rreth saj ndërsa ajo qëndronte brenda teatrit, i cili ndodhet brenda qendrës kulturore ukrainase të qytetit polak.
Ishin rreth 50 refugjatë që flinin krah për krah nën batanije të huazuara në shtretërit e palosshëm në teatër.