Secili njeri mbi sipërfaqen e tokës, i cili angazhohet me përkushtim për arritjen e objektivave jetësore, herët apo vonë i realizon ato. Secila e arritur me mund e sakrifica e ka vlerën e çmuar dhe rëndësinë e veçantë, kurse çdo gjë e ardhur pa mund e sakrifica është e pavlerë dhe zhduket sikurse vesa e mëngjesit!
Besimi në vetvete është forcë dhe vendosmëri
Ambiciet e njerëzve dallojnë varësisht prej dëshirave dhe mundësive. Kur dëshirat nuk përkojnë me mundësitë, vjen deri tek zhgënimi dhe thyerjet shpirtërore! Mirëpo, njeriu për arritjen e objektivave jetësore në radhë të parë duhet të jetë i përgatitur dhe të ketë besim në vetvete, pastaj me vendosmëri dhe përkushtim maksimal i arrinë të gjitha.
Besimi në vetvete, vullneti dhe shpresa, dëshira dhe përkushtimi e përbëjnë forcën e brendshme shpirtërore të njeriut, tek e cila gjendet çelësi i çdo suksesi. Në vullnetin njerëzorë ekziston forca shpirtërore, kurse këmbëngulësia është arma më e fuqishme në kapërcimin e pengesave dhe vështirësive jetësore.
Vyrtytet e njeriut vlerëmadh janë thjeshtësia dhe sinnqeriteti, zemërgjerësia dhe mençuria, humanizmi dhe dashuria ndaj atdhuet dhe bashkatdhetarëve. Të mëdhenjë janë ata që besojnë në vetvete dhe që respektojnë vlerat e të tjerëve.
Forca e brendshme shpirtërore e bën njeriun të pamposhtur ndaj çdo vështirësie
Ndërgjegja e pastër i jepë forcë të pathyeshme njeriut të vendosur në idelain e tij jetësorë. Një njeri që nuk e ka guximin të përballet me vetveten, nuk mund të përballet me të tjerët!
Asnjë qenje njerëzore nuk është e persosur, por duhet të jetë i plotësuar në jetën e tij!
Sikurse çdo qenje njerëzore që dallon prej tjetrës, dallojnë edhe veçoritë dhe ambiciet e njeriut.
Për një person pa ideale dhe të pavendosur realizimi i objektivave jetësore bëhet i pamundur, kurse për idealistin dhe njeriun e vendosur barrierat tejkalohen lehtë dhe pa probleme të mëdha.
Edhe kur të gjitha rrugët mbyllen, dhe kur asnjë rreze dielli nuk shkëlqen në horizont, dhe kur nuk shihet asnjë dritë në fund të tunelit, tek idealistët gjithmonë ekziston një shkëndijë shprese për ardhmëri.
Pra, idealistët jo vetëm që nuk dorëzohen, reflektojnë shpresë për ardhmëri në mesin e një shoqërie njerëzore. Idealistin, pengesat dhe vështirësit gjatë rrugëtimit jetësorë vetëm sa e kalitin dhe e bëjnë të pathyeshëm në përballje me sfidat e kohës.
Madhështia e një njeriu nuk varet nga permasat e tij fizike, por nga forca e brendshme shpirtërore, përkatësisht nga shpresa dhe optimizmi, mençuria dhe aftësia për të ralizuar aspiraten e tij.
Nëse edhe njëqind herë rrëzohemi, përseri duhet të ngritemi akoma më të fortë dhe më të vendosur në idealin tonë jetësorë.
Vendosmëria për të mos u dorëzuar, e sfidon çdo barrierë sado e madhe të jetë ajo.
Konkluzion final i mendimit analitik
Unë personalisht nuk e ndjejë vetën të persosur, por të plotësuar në të gjitha aspektet e jetës, për asryes se deri më sot i kam arritur të gjitha ato që kam dëshiruar në jetë.
Asnjëherë nuk e kam synuar pushtetin dhe pasurimin e paligjshëm, por gjithmonë i kam qëndruar besnik idealit tim për mbrojten e interesave të vendit tim të shenjtë dhe popullit tim të mrekullueshëm.
Edhe pse largë vendlindjes, gjithmonë kam qëndruar me shpirtë e zemër në vendlindje dhe pranë popullit tim. Ndjehem krenar që për katër dekada veprimtarie atdhetare dhash gjithçka nga vetja ime, pa marrë asgjë prej atdheut tim!
Në përfundim të këtij shkrimi, po i shkëpus disa vargje nga poezia ime e parë në mërgim:
Ëndërra për atdhe
……………………………,
……………………………,
…………………………….
Vendlindja ime e shtrenjtë,
këtu n’mërgim rri e vuaj,
me mallin për ty, jetës kornizë i bëj,
panoramë e ndjeshme, këtu në vend të huaj.
E kur të vdes,
dua që dheu i yt të më mbuloj.
Edhe i vdekur, në varr,
aromën e dheut ta shijoj,
nën erën e blinit të djegur ndër shekuj,
ndoshta shpirtin qetësoj!