Pak shopping dhe r elaks, për të harruar dëmtimin e pësuar në thembrën e Akilit që e mban akoma larg Milan-it të tij, ishte ajo që duhej për Zlatan Ibrahimovic. Dhe nuk ka asgjë si një xhiro me Ferrari që të përmirësojë humorin e gjithkujt.
Sulmuesi kuqezi, në fakt, është parë në Milano me makinën e tij Ferrari SF90 Stradale, e pamundur të mos bjerë në sy dhe të mos njihet, duke lënë gojëhapur kalimtarët fatlumë që janë ndodhur aty afër.
Një xhevahir i frikshëm me kosto 525 mijë euro që Zlatan i ka bërë dhuratë vetes 3 tetorin e kaluar për 40-vjetorin.
Supermakina ka një motor V8 turbo prej 4 litrash. Ky model i markës së njohur italiane mund të arrijë në një shpejtësi maksimale 340km/h: një mjet i rrallë që vetëm 499 persona në botë mund të krenohen që e kanë, mes të cilëve është edhe milionerja Kendall Jenner.