Reforma territoriale, Basha: Qeveria i ka marrë pushtetit vendor çdo instrument

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me ekspertë për Reformën Territoriale.

Lulzim Basha u shpreh se kjo është tryeza e parë e cila do t’i paraprijë dhe tryezave të tjera, dhe turi i PD-së nuk do ketë në fokus vetëm konsultimet nëpër tryeza, por edhe konsultimet me qytetarët.

Basha: Ne shpresojmë që kjo të ndodhë jo vetëm nëpërmjet instrumenteve të PD-së si prijësja e procesit të një reforme të re territoriale administrative të vetëqeverisjes vendore, por të jetë një proces kombëtar. Nuk kemi arritur aksidentalisht këtu, për fat të keq ky është nga ato raste që mund të quhet një kronikë e paralajmëruar, e një dështimi të paralajmëruar i cili sot rëndon mbi shpinat e qytetarëve.

Pse jemi këtu? Nuk jemi aksidentalisht. Nëse shteti është kontrata e individëve për të ruajtur jetën, sigurinë, rendin publik, shëndetin, arsimin etj, pushteti vendor është ai që i jep formë shumicës së këtyre detyrimeve të shtetit. Pse? Sepse normalisht shërbimi bëhet më mirë kur është më afër qytetarit. Nuk e kemi shpikur ne, është një koncept i lashtë. Çdo gjë që kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk e merr përsipër në raport me qytetarët është përgjegjësi e pushtetit vendor.  Por nuk i jep pushtetit vendor asnjë vegël, asnjë instrument, madje i ka marrë dhe ato instrumente të cilat ekzistonin.

Në përditësim…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ibra i lë të gjithë gojëhapur me xhevahirin 525 mijë euro

Story i radhës

Ambasadori Rohde i përcolli presidentes Osmani urimin e presidentit gjerman për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish