iber lepenci shenon rritje te te hyrave ne gjashtemujorin e pare te vitit 6a70d49312c4d

Ibër-Lepenci shënon rritje të të hyrave në gjashtëmujorin e parë të vitit

August 3, 2026
1 minut lexim

Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” ka realizuar 6.85 milionë euro të hyra gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka, ka bërë të ditur se të hyrat janë rritur për 10.5 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 dhe për 37.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërmarrja ka realizuar 6.85 milionë euro të hyra, krahasuar me 6.20 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2025 dhe 4.98 milionë euro në vitin 2024”, ka shkruar Mujka.

Ai ka bërë të ditur se në të njëjtën periudhë, fitimi operativ i ndërmarrjes ka arritur në 3.69 milionë euro, ndërsa fitimi neto në 1.30 milion euro.

“Këto rezultate pasqyrojnë menaxhimin e përgjegjshëm, angazhimin e vazhdueshëm dhe orientimin tonë drejt rritjes së qëndrueshme dhe zhvillimit të mëtejshëm të ndërmarrjes”, ka deklaruar Mujka.

Sipas tij, rezultatet financiare janë tregues i punës dhe përkushtimit të përbashkët të stafit të ndërmarrjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 20260803 WA0005
Lajmi i mëparshëm

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Qindra projekte kapitale tanimë kanë përfunduar, do të vazhdojmë fuqishëm me mbështetjen e komunave

fluks mberritjesh ne portin e vlores 1100 pasagjere dhe 350 automjete 6a70d51345c1f
Lajmi i radhës

Fluks mbërritjesh në Portin e Vlorës, 1100 pasagjerë dhe 350 automjete

Të fundit nga

ShkoLartë