fluks mberritjesh ne portin e vlores 1100 pasagjere dhe 350 automjete 6a70d51345c1f

Fluks mbërritjesh në Portin e Vlorës, 1100 pasagjerë dhe 350 automjete

August 3, 2026
1 minut lexim

Ka nisur fluksi i mbërritjes së emigrantëve dhe turistëve në Portin e Vlorës. Gjatë ditës së sotme, me dy tragetet e linjës Brindisi–Vlorë kanë mbërritur rreth 1.100 pasagjerë dhe 350 automjete.

Trageti i parë është ankoruar në orët e para të mëngjesit, ndërsa i dyti ka mbërritur rreth orës 17:00.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë turistë të huaj, por edhe emigrantë shqiptarë që kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet verore pranë familjeve dhe në bregdetin shqiptar.

Fluksi pritet të rritet edhe më tej gjatë ditëve në vijim, në kulmin e sezonit turistik.

Për të përballuar numrin në rritje të udhëtarëve dhe për të shmangur vonesat në përpunimin e dokumentacionit, autoritetet kufitare kanë shtuar sportelet e kontrollit, duke i çuar nga tetë në dymbëdhjetë.

Autoritetet portuale presin që gjatë gjithë muajit gusht të ketë një rritje të mëtejshme të mbërritjeve nga Italia, ndërsa Porti i Vlorës mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes në vend gjatë sezonit veror.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

iber lepenci shenon rritje te te hyrave ne gjashtemujorin e pare te vitit 6a70d49312c4d
Lajmi i mëparshëm

Ibër-Lepenci shënon rritje të të hyrave në gjashtëmujorin e parë të vitit

tragjike policja 31 vjecare vdes pas heqjes se implanteve te gjirit 6a70d570bcd2c
Lajmi i radhës

Tragjike: Policja 31-vjeçare vdes pas heqjes së implanteve të gjirit

Të fundit nga

ShkoLartë