IMG 20260803 WA0005

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Qindra projekte kapitale tanimë kanë përfunduar, do të vazhdojmë fuqishëm me mbështetjen e komunave

August 3, 2026
min lexim

Zhvillimi i komunave është një nga prioritetet më të larta të politikave qeveritare dhe mbështetja financiare për komunat për realizimin e projekteve të tyre lokale është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, për TVM2 ka theksuar se vetëm në dy thirrjet e para publike, Qeveria ka mbështetur gjithsej 1.116 projekte kapitale në të gjitha komunat e vendit, dhe kjo përbën investimin më të madh të deritanishëm në kuadër të zhvillimit lokal.

“Në kuadër të thirrjes së parë janë financuar 288 projekte. Rrjedhimisht 229 projekte kanë përfunduar, 57 janë në realizim, ndërsa 9 prej tyre ndodhen në fazën përfundimtare. Vetëm 2 projekte ende nuk kanë filluar realizimin. Në kuadër të thirrjes së dytë janë financuar 828 projekte. Për 724 projekte tashmë janë nënshkruar kontratat, ndërsa 361 projekte janë futur në realizim, prej të cilave 296 kanë filluar punimet në terren, 217 kanë përfunduar, ndërsa 24 ndodhen në fazën përfundimtare të realizimit.”, – deklaroi për TVM2 zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi.

Latifi Azizi më tej për TVM2 ka shtuar se shumica prej këtyre projekteve janë rrugë të reja, rrugica të asfaltuara, shkolla moderne, çerdhe, salla sportive, sisteme të ujësjellësit dhe kanalizimit, objekte publike dhe projekte të tjera infrastrukturore që rrisin cilësinë e jetës në çdo komunë.

“Ne besojmë se zhvillimi i shtetit fillon nga zhvillimi i komunave dhe se çdo komunë duhet të ketë mundësi të barabarta për të investuar në të ardhmen e saj. Puna nuk ndalet këtu. Ekipet e Qeverisë, në koordinim të vazhdueshëm me komunat, tashmë po punojnë për të identifikuar nevojat për hapjen e një thirrjeje të re gjatë vitit të ardhshëm, me qëllim që ky cikël investimesh të vazhdojë edhe më fuqishëm.”, – theksoi për TVM2 zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi.

Nga Qeveria po ashtu theksuan se do të mbeten të përkushtuar të vazhdojë këtë ritëm investimesh, sepse besojnë se një shtet është aq i fortë sa janë të zhvilluara komunat e saja. Ndaj, të njëjtit premtojnë se do të vazhdojnë të ndërtojnë partneritet me pushtetin lokal, të investojnë në projekte me vlerë dhe të krijojnë kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy deputete bullgare me ndalese hyrje u shfaqen ne nje seance gjyqesore ne kocan ngrihen pikepyetje 6a70be46ebaf8
Lajmi i mëparshëm

​Dy deputetë bullgarë me ndalesë hyrje u shfaqën në një seancë gjyqësore në Koçan, ngrihen pikëpyetje

iber lepenci shenon rritje te te hyrave ne gjashtemujorin e pare te vitit 6a70d49312c4d
Lajmi i radhës

Ibër-Lepenci shënon rritje të të hyrave në gjashtëmujorin e parë të vitit

Të fundit nga

ShkoLartë