dy deputete bullgare me ndalese hyrje u shfaqen ne nje seance gjyqesore ne kocan ngrihen pikepyetje 6a70be46ebaf8

​Dy deputetë bullgarë me ndalesë hyrje u shfaqën në një seancë gjyqësore në Koçan, ngrihen pikëpyetje

August 3, 2026
min lexim
Screenshot 20260803 173641 Facebook 696x385 1

Dy deputetë nga partia bullgare „Rilindja“ („Vazrazhdane“) me fotografi në rrjetet sociale konfirmuan se kanë marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Koçanë ndaj 23-vjeçares Iva Mihajlova, e cila ka shtetësi maqedonase dhe bullgare. Sipas njoftimit të Telma-s, prania e tyre ngre pyetje sepse, sipas dokumenteve gjyqësore, nga gushti i vitit të kaluar atyre u është shqiptuar një ndalesë njëvjeçare për hyrje në Maqedoni.

​Bëhet fjalë për deputetët bullgarë Krsto Vrachev dhe Angel Georgiev, të cilët pas gjyqit drejtuan kritika për, siç shprehen ata, gjendjen me sundimin e së drejtës në Maqedoni dhe dërguan një mesazh te Bashkimi Evropian se po ushtrohet presion ndaj një vajze e cila deklarohet si bullgare.

​Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Manastir me shenjën PRK-O-263/25, gjithsej 27 anëtarëve të „Rilindjes“, midis të cilëve edhe Vraçev dhe Georgiev, u është shqiptuar një ndalesë njëvjeçare për hyrje në Maqedoni, si dhe gjoba kundërvajtëse prej 50 deri në 230 euro. Arsyeja, sipas aktvendimit, është kalimi ilegal i kufirit maqedonaso-grek dhe qëndrimi ilegal në vend në qershor të vitit të kaluar.

​Pavarësisht kësaj, dy deputetët javën e kaluar janë shfaqur në sallën e gjyqit në Koçanë.

​Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë deklaruar për Telma-n se nuk mund të ndajnë informacione për kalimin e kufirit shtetëror të personave konkretë me kërkesë të palëve të treta dhe kanë udhëzuar që për aktvendimin për ndalimin e hyrjes të kërkohet informacion nga Gjykata Themelore në Manastir.

​„Ministria e Punëve të Brendshme nuk ndan informacione për hyrjen dhe daljen e personave me kërkesë të palëve të treta. Informacione të tilla dorëzohen ekskluzivisht me kërkesë të organit kompetent shtetëror ose të vetë personit për nevojat e tij personale, në përputhje me dispozitat ligjore“, deklarojnë nga MPB.
​Gjyqi i referohet një lënde në të cilën Iva Mihajlova është e akuzuar për aksident komunikacioni me pasojë vdekjen. Ajo dhe mbrojtja e saj e mohojnë fajësinë dhe kërkojnë t’i kthehen pasaportat që të mund të mekohet në Sofje. Sipas avokatit të saj, pranë Gjykatës Themelore në Koçanë është dorëzuar një kërkesë e re, e mbështetur me mendim konsiliumar, ndërsa vendimi pritet gjatë javës së ardhshme.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paris hilton vishet si ginger spice dhe ndez skenen ne brighton and hove pride in the park 6a70ba1e0a87b
Lajmi i mëparshëm

Paris Hilton vishet si Ginger Spice dhe ndez skenën në “Brighton and Hove Pride in the Park”

IMG 20260803 WA0005
Lajmi i radhës

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Qindra projekte kapitale tanimë kanë përfunduar, do të vazhdojmë fuqishëm me mbështetjen e komunave

Të fundit nga

ShkoLartë