“Ia fute Amerikës, sa ike ti gjykata shpalli vendimin”, Rama i përgjigjet komentuesit për Metën

February 17, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, i cili e sulmon pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk shkarkoi presidentin Ilir Meta.

“Ja fute Amerikës o trim, sa ike në Amerikës Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për Ilir Metën”, i shkruan qytetari.  Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama i drejtohet komentuesit duke i thënë se sharjet e përqeshjet nuk janë argumente, ndërsa shton se “Unë që ta dish ti dhe kushdo flet me këtë gjuhë, nuk jetoj as për të vjedhur, as me të vjedhur”.

Kreu i qeverisë është fokusuar këhstu tek fjalori i qytetarit, duke mos dhënë shumë koment lidhur me vendimin e GJK, që rrëzoi Kuvendin dhe nismën e tij për të shkarkuar Ilir Metën.

Komentuesi: Ja fute Amerikes o trim. Sa ike ne Amerikë GJK e shpalli vendimin si per ti thene amerikanëve qe nuk eshte faji im, GJK nga 7 anetare 6 votuan pro nje ishte kundra ne naivi qe mendoi se reforma ne drejtësi po ecën. Ja fute popullit ja fute Amerikës ja fute te gjitheve. I keni ndare detyrat Meta vjedh, Sala vret, Basha ben sikur bertet kapeni hajdutin, dhe ti o trim bën sikur i dënon e ben si i dashiruar me amerikanet.. ben gjoja sikur jeni dashuruar me reformen ne drejtesi dhe fut ne burg kokrrat e vogla…Dhe filmi vazhdon. Katershja behet dhe me e pasur vidh vrit, bertit dhe mbro me reformë tre te paret……

Edi Rama: Sharjet, perqeshjet, pergojimet nuk jane argumenta, nderkohe qe une nuk di te bej gjoja, s’kam ditur kurre te bej gjoja me punen time, sepse puna eshte pasioni im dhe pasion me gjoja nuk ka! Sa per vjedhjet e vrasjet me siguri ke ngaterruar adrese, po kur njeriu nuk e ka mendjen te debatoje, po te denigroje, e ngaterron edhe adresen njesoj si i dehuri qe humbet rrugen… Une qe ta dish ti dhe kushdo flet me kete gjuhe, nuk jetoj as per te vjedhur as me te vjedhur, sepse kam shume respekt per emrin qe me kane lene te paret e mi dhe do t’u le femijeve te mi! Arsyeja pse po te pergjigjem eshte se une besoj qe cdo komunikimi i duhet dhene nje shans dhe nuk ka arsye per te mos e bere me njerezit e zakonshem qe hyjne e komentojne ketu, edhe kur e tejkalojne kufirin etik! Mbase kjo ndihmon, mbase jo, po nga ana ime besoj se ne vend se te harxhohen germa e fjali shqip per te share e per te perqeshur, mund te perdoren per te degjuar njeri-tjetrin ME NJERZILLEK😊

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjendja në Ukrainë, Johnson thirrje Rusisë: Keni ende kohë të tërhiqeni

Story i radhës

Regjistrohen 1.117 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë