Gjendja në Ukrainë, Johnson thirrje Rusisë: Keni ende kohë të tërhiqeni

Ne presim reagim  nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss në Kiev së shpejti.

Por kryeministri Boris Johnson ka folur edhe për situatën në Ukrainë dhe Rusi, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Ai thotë se ka ende kohë që regjimi i Putinit të tërhiqet.

“Ka ende kohë për të shmangur një katastrofë, një katastrofë për Rusinë, një katastrofë për Ukrainën dhe për botën”.

“Nëse Rusia do të ishte aq e çmendur sa të pushtonte, nuk mendoj se njerëzit duhet të imagjinojnë se ky do të ishte një biznes i shkurtër”.

“Ky do të ishte një konflikt i përgjakshëm dhe i zgjatur në të cilin, kam frikë, do të ketë shumë viktima dhe duke përfshirë shumë viktima ruse. Unë vetëm shpresoj që njerëzit në Rusi ta shohin këtë.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E ka tërhequr ndonjë banor në BB VIP? Arjola tregon të vërtetën

Story i radhës

“Ia fute Amerikës, sa ike ti gjykata shpalli vendimin”, Rama i përgjigjet komentuesit për Metën

Të fundit nga