Regjistrohen 1.117 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.513 teste, ndërsa janë regjistruar 1.117 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 154 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 1.059 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 14 vikima nga COVID-19. 8 të vdekur nga Shkupi (66, 75, 75, 76, 77, 81, 82 dhe 85), dy të vdekur nga Manastiri (68 dhe 78) dhe nga një viktimë nga Kumanova (89), Prilepi (80), Vinica (72) dhe Negotina (65).

Në regjistrin e “Termini Im” poashtu janë konfirmuar edhe 8 viktima. Shkupi (2), Shtipi (1), Radovishi (1), Manastiri (1), Tetova (1), Dellçeva (1) dhe Bogdanci (1). Të ndjerit janë të moshës nga 66 deri në 86 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 290.915, numri i të shëruarve është 273.243, numri i të vdekurve është 8.851, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.821

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ia fute Amerikës, sa ike ti gjykata shpalli vendimin”, Rama i përgjigjet komentuesit për Metën

Story i radhës

Osmani : Emërimi i konsullit në Nju -Jork është spekulim për të defokusuar vëmendjen

Të fundit nga