ia fali gjoben prej 100 eurosh shoferit kallezim penal ndaj policit ne jazhince 6ace20532c69c

Ia fali gjobën prej 100 eurosh shoferit, kallëzim penal ndaj policit në Jazhincë!

October 13, 2026
1 minut lexim
gjobe

Një përgjegjës turni në pikën kufitare të Jazhincës dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi lejoi një shofer të vazhdonte rrugën pa e gjobitur, ndonëse automjetit i kishte skaduar leja e qarkullimit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 27 qershor 2026, polici me inicialet A.Ll. nuk shqiptoi gjobën prej 100 eurosh, megjithëse një zyrtar tjetër kishte konstatuar se leja e qarkullimit kishte skaduar prej më shumë se 30 ditësh.

Në vend që ta përjashtonte automjetin nga qarkullimi, përgjegjësi i turnit e lejoi shoferin të vazhdonte rrugën.

Sektori i Kontrollit të Brendshëm ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për dyshime për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

Ndaj policit do të iniciohet edhe procedurë disiplinore, ndërsa është paralajmëruar propozimi për pezullimin e tij nga puna deri në përfundim të procedurës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nato te pergatitet per nje sulm vdekjeprures hibrid polonia ngre alarmin nese fillojne te vdesin njerez atehere 6ace1b91394b4
Lajmi i mëparshëm

“NATO të përgatitet për një sulm vdekjeprurës hibrid”/ Polonia ngre alarmin: Nëse fillojnë të vdesin njerëz, atëherë…

Të fundit nga

ShkoLartë