i shpallur ne kerkim nderkombetar per droge arrestohet ne malin e zi 31 vjecari shqiptar 68b7f14c64b89

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar

September 3, 2025
1 minut lexim

Është arrestuar në Malin e Zi, 31-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ra shtetasi Magiljan Deda për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e radhës e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Malin e Zi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë.

Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Malin e Zi, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:

M. D., 31 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi M. D., ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë. Gjatë operacionit “Vakumi” janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D., në Shqipëri.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

administrohen pamjet e kamerave te protestes se 2015 es i akuzuari hoxha thote se turma u mblodh pas arrestimit te paligjshem te kurtit dhe konjufces 68b7f0a08de4d
Lajmi i mëparshëm

Administrohen pamjet e kamerave të protestës së 2015-ës, i akuzuari Hoxha thotë se turma u mblodh pas arrestimit të paligjshëm të Kurtit dhe Konjufcës

qendrimi me koken ulur per ore te tera i shkakton paralize studentit kinez 68b7f1b52fe4f
Lajmi i radhës

Qëndrimi me kokën ulur për orë të tëra i shkakton paralizë studentit kinez

Të fundit nga

ShkoLartë