I ofron një pagë më të lartë se ajo e Ronaldos!
Mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong duket se është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Mançester Junajtid, me klubin anglez që është I gatshëm t’i ofrojë një gaë marramendëse futbollistit për transferimin në Angli.
Sipas raportimeve nga “Daily Star”, Junajtid i ka ofruar holandezit një kontratë 5-vjeçare më një pagë rreth 395 mijë paund në javë, më e lartë edhe se paga që të tjerë emra të mëdhenj si Ronaldo, Varan, apo Sanço përfitojnë në klub.
“Djajve” i mbetet tashmë të gjejnë rrugën e duhur me Barcelonën, me klubin katalanas që e vlerëson kartonin e futbollistit rreth 90 milionë euro.