I ”nxehti afrikan”: MSH-ja bën thirrje për kujdes

min lexim

Për shkak të temperaturave të larta që ditëve të fundit kanë kapluar vendin, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që t`I respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit, në vecanti të kenë kujdes për mbrojtje nga UV – rrezatimi.

Gjithashtu bëhet thirrje që gjatë kësaj periudhe më së shumti të shfrytëzohen hapësirat e mbyllura, veshmbathje të lehta, pirja e lëngjeve, kurse për të parandaluar helmimin nga ushqimet të anashkalohen ushqimet me yndyrëra kurse më shumë të shfrytëzohen pemët dhe perimet.

Por, I nxehti afrikan, ka rezultuar edhe me destabilizim të motit. Pamjet që po I shihni janë nga Dellceva ku moti I lig kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kurse autoritetet e atjeshme kanë bërë thirrje që dëmet të paraqiten tek organet kompetente.

Ndryshe, metereologët parashikojnë se do të vazhdojë edhe më tej moti me temperatura të larta, por vende-vende nuk përjashtohet destabilizimi i motit ku lokalisht proceset mund të jenë në formë të motit të lig të përcjellë me shoira të rrëmbyeshëm, errëra të fuqishme e breshër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lituania thotë se është goditur nga një sulm kibernetik rus

Story i radhës

Bekteshi: Kërçova po bëhet e gjelbër

Të fundit nga