i moshuari ne novosele evakuohet nga banesa e mbuluar nga uji merr ne preher qenin dhe dhine 695fec64a6060

I moshuari në Novoselë evakuohet nga banesa e mbuluar nga uji, merr në prehër qenin dhe dhinë

January 8, 2026
1 minut lexim

Policia Kufitare ka evakuuar mesditën e sotme dy familjarë në zonën e Novoselës, ku ndodhen 10 banesa të komunitetit rom, të cilët nuk kishin dashur të largoheshin më parë.

Pavarësisht se niveli i ujit kishte arritur rreth një metër e gjysmë brenda shtëpisë, ata kishin mbetur të izoluar.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat Delta Force, ka nxjerrë dy të moshuarit dhe më pas i ka transportuar me gomone drejt rrugës kryesore në njësinë administrative Vjosë.

Në pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, shihet momenti kur i moshuari transportohet me varkë, ndërsa në prehër mban qentë e tij dhe një dhi. Ai ka marrë edhe disa nga sendet e tij që ka pasur në banesë, për t’i shpëtuar nga përmbytjet.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chelsea heq dore 695febb4b3b2b
Lajmi i mëparshëm

Chelsea heq dorë

meritoret pa mandat pse figura me kontribut ne ldk mbeten jashte kuvendit 695fecbff28d5
Lajmi i radhës

Meritorët pa mandat: Pse figura me kontribut në LDK mbetën jashtë Kuvendit?

Të fundit nga

Napoli transferon brazilianin Alisson Santos

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se Napoli po finalizon nënshkrimin e sulmuesit brazilian Alisson Santos nga Sporting , me dokumentet që tani po shkëmbehen pas një marrëveshjeje verbale të arritur më parë
ShkoLartë