Punonjësit morën sot pagat në llogaritë e tyre, nesër nuk do të ketë protesta të punonjësve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, deklaroi Miqo Stojanovski, kryetar i njërës nga tri sindikatat përfaqësuese të NQP Shkup.
Ata sot para se të hyjnë në objektin e Qytetit të Shkupit kanë kërkuar pritje nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për të zgjidhur problemin me vonesën e pagave, por pavarësisht se nuk arritën takohen me të, rrogat u lëshuan sot në llogaritë e punonjësve.