I mbyturi, të mbyt

Lul Basha, i ngjan një çunaku zevzek.  Emri  i brishtë. Lulzim dhe pamja e tij prej vajze tekanjoze, mesa shihet, ka ndikuar në karakterin e tij, aspak burrënor. Nga shqyrtimi i jetës së tij, vihet re se ai u shfaq në skenën politike nga hiçi. Çdo arritje e tij, në veprimtaritë partiake, në administratën shtetërore, ministër, kryetar bashkie me paterica, kur për pak desh regjistroi humbjen e parë, më së fundi kryetar partie, nuk janë aspak meritë e aftësive të tij, por opinioni dashamirës i doktor Berishës, që pas gjestit dinjitoz të dorëheqjes, rezultoi i gabuar.

Pas hipjes së Lul Bashës në kolltukun e kryetarit, u vu re, një dukuri e rrezikshme për jetën e aktivitetin  politik të PD, sjellja e tij prej autokrati, një virus ky, i ngjitur nga huqet e njohura të kryetarit  të PS. Kjo  u duk, teksa nisi të merrte vendime pa pyetur askënd.  Pèr Lulin e Bashajve, flasin një seri marrëveshjesh të paqarta me gjatoshin, me pushtet të pakufizuar. ishin jo pak, por disa, si shkrehja e çadres, gjesti fatal e qesharak: “Qe palla!” me pengmarrësin, hartimi i listës së përjashtimeve, dërgmi sekret i letrave, lënia në baltë e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, braktisja e protestave për mbrojtjen e të drejtave  të qytetarëve, heshtja e thirrjes “Rama ik“, bojkotimi i zgjedhjeve për pushtetin vendor. Pasoja siç dihet, ishin  humbjet seriale.  

Ky “trim” i çartur me emrin Lulzim e  mbiemrin Basha ose Brava, gjatë fushatave elektorale, bridhte si era me shiun, nga një qytet në tjetrin, duke  premtuar ëndrra për diell, me një gjuhë krejt të pakuptueshme, për qytetarët e thjeshtë, buzëgaz si në gjumë: “Kemi fituar. Kemi fituar thellë! Jam kryeminstri juaj!” Pastaj dëgjohej britma e tij në shkretëtirë: “Masakër zgjedhore, nuk e njoh rezultatin, kemi fakte e  dokumente.“  Befas heshtje. Asnjë protestë. Qetesi e thellë. Pas zgjimit, alarm, me vrap sërish votime partiake, në qytete. Më në fund në kolltukun e vulës.  Atje, i ngujuar brenda bravave e drynave, ky Brut i buzëqeshur, shihet tek, hyn e del  dhe tund peshqir…

Gjithë këto bëma, u shpërblyen nga pengmarrësi me mbrojtjen e pengut në selinë e uzurpuar të PD, me trimat e policisë  me kaska e gazlotues, kundër demokratëve të lirisë, 

Më vonë humbja e rradhës, e gjashta, në votimet e 6 marsit të ftohtë, nga 6 bashki, asnjë, por zero me xhufka, as blerim, as lulëzim, kur frynte nga grykat e maleve, bora mbulonte rrugët e disa nga  burrat e gratë me përjashtimin e bijëve të tyre, strukshin në shtëpitë e ftohta.

Lul Bashës pas humbjes finale, iu sulën kundërshtarët nga grupimi i tij, duke tronditur rëndë kolltukun e pamerituar. Sot përballë kërkesës së miqëve për dorëheqje, Lul Basha, na kujton të mbyturin që mbahet nga flokët e veta. I mbyturi është mjaft i rrezikshëm, kërkon ndihmë, edhe nga shtazët. Kap me thonj e me dhëmb, këdo që përpiqet ta shpëtojë. Ruhuni nga i mbyturi. Herë pas here, duhet t’ia zhysni kokën nën ujë deri sa ta nxirrni në breg të lumit, atje, ta ktheni me kokën poshtë e këmbët lart, ta shkundni mirë e mirë, deri sa t’i zbrazet uji turbull. Pastaj shtyjeni tutje, duke e këshilluar; Ik e mos u laj më në lumë, kur nuk di të notosh!

Por, ky notar i mbytur, thotë i zëmërruar: 

“S’është e vërtetë! Nuk jam mundur në asnjë garë, gjithmonë kam dalë në krye. “

 Ja, çfarë thotë i shqetësuar dhe i habitur miku i tij, debuteti Alizoti; “Basha tha nuk kam humbur asnjë garë. Kjo kalon kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet, se nuk njeh, asnjë humbje, nuk jeton me realitetin.

Është e palogjikshme të qëndrojë në krye të një partie të cilën e ka shkatërruar.

U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohet menjëherë.”

Këmbëngulja e Lul Bashës kundër kerkesave për dorëheqje, na sjell ndër mend, ligjëratën e Nolit në Këshillin Kombëtar, më 1923, ku ndër të tjera, tha: “Kulltukofagët janë si krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që munt t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.”

Dihet se pas çdo shtrëngate, retë shpërndahen, dielli shkëlqen në qiellin e kaltër dhe natyra feston, ashtu siç  ndodhi përsëri në Shkodrën e kulturës, bastion i pamposhtur i demokracisë me doktor Bardh Spahia të Shtëpisë së lirisë. 

Lideri historik i PD,  Sali Berisha i hapur ndaj të gjithë deputetëve demokratë për bashkim, shkruan: “Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit shqiptar, se Brava-opozita nuk është një opozitë, por është false, shprehën qëndrimet e tyre të drejta. Unë i ftoj ata të bashkohen me elektoratin e tyre. Të bashkohen me PD, të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë” .

Pra, humbja e Lulzim Bashës, është një ngjarje, që duhet vlerësuar për bashkimin e ngadhnjimin e demokratëve, rikthimin e demokracisë, për shqiptarët në Shqipërinë Europiane, kundër Ballkanit të hapur, me lidhje të fuqishme ekonomike e kulturore, me Kosovën dhe SHBA.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“The Sun”, publikon momentin kur raketat ukrainase shkatërrojnë tanket ruse

Story i radhës

​Kthjellime e diell në fundjavë, por më ftohtë e ngrica në mëngjes

Të fundit nga