​Kthjellime e diell në fundjavë, por më ftohtë e ngrica në mëngjes

Temperaturat në fundjavë në rënie, e deri të mërkurën shënojnë rritje. Minimalet zbresin edhe në -5C e -6C, e deri të martën rriten në -2C, ndërkaq maksimalet zbresin në 5C, e të mërkurën kapin vlera edhe prej 12C.

Sipas Prishtina Weather, kthjellime do të ketë edhe të hënën, e ditën e martë vransira kalimtare, që vende-vende edhe shoqërohen me riga lokale shiu. Nga dita e mërkurë rikthehen kthjellimet, derisa pritet të mbajë mot më i butë gjatë ditës.

“Cilësia e ajrit ka gjasa të mbetet më gjatë me indeks në vlera të pranueshme ditëve të ardhshme, shkaku i qarkullimit më të mirë ajror, që edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë. Vetëm orëve të mbrëmjes, në pjesë që dominojnë qetësitë, e ndotësit mbeten më të përqëndruar, indeksi kalon në vlera të dobëta. 19.03 – Ftohtë e kryesish kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. 20.03 – Ngrica në mëngjes, ditën ftohtë e kryesisht me diell. 21.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje pjesërisht vranët. 22.03 – Në mëngjes kthjellime, e ditën vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. 23.03 – Kthjellët e me diell, ditën më butë.

Temperaturat në fundjavë në rënie, e deri të mërkurën shënojnë rritje. Minimalet zbresin edhe në -5C e -6C, e deri të martën rriten në -2C, ndërkaq maksimalet zbresin në 5C, e të mërkurën kapin vlera edhe prej 12C. Erërat frynë mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga verilindja 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s”, thuhet në njoftim.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale në fundjavë, më pas në rënie, por që mbetet në vlera të larta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I mbyturi, të mbyt

Story i radhës

Kurti për zgjedhjet serbe: 3 prilli do të jetë ditë paqeje, ata që synojnë probleme s’do të kenë sukses

Të fundit nga