I madhi dhe i papërsëritshmi Dr.Ibrahim Rugova, i mungon shumë Kosovës

Rugova, në dallim nga ca injorant as njëherë nuk iu ka besuar injorantëve, rrenacakëve dhe të gjithë atyre me të cilët ishte takuar para lufte dhe i kishin preferuar që Kosovës t’i afrohej një autonomi. Dr.Ibrahim Rugova, ishte i prerë vetëm shtet. Kosova nuk pranonte as një zgjedhje tjetër.

Dr .Rugova, thoshte Holbruk dhe burrështetasit tjerë ndërkombëtarë të cilët ishin takuar me Dr.Ibrahim Rugovën, personalitet i urtë në dukje, por shumë i vendosur në kërkesat e tij për statusin e Kosovës.

Pas shkuarjes në amshim dhe pasi që Kosova bëhet shtet, kundërshtarët politikë të Dr. Rugovës mund të thonë gjithçka. Por Dr.Rugova, sikur të ishte në jetë, në negociatat me palën serbe për arritjen e një marrëveshje paqeje pas luftës, në Bruksel, kurrë nuk do të kishte pranuar një asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë, siç pranuan ata, të cilët dikur ia kishin ndërpre investimin kur lobente në takimet ndërkombëtare për internacionalizimin e pavarësisë së Kosovës dhe i kishin organizuar disa atentate.

Dr.Ibrahim Rugova, përveç shumë situatave të rënda kundër tij, asnjëherë të vetme nuk ka treguar shenja të mos unitetit dhe përçarjes në mes shqiptarëve të Kosovës.  Edhe atëherë kur ia vrisnin bashkëpartiakët e tij për motive politike, dhe këtu vrasje e preknin thellë në shpirt, sepse ishin gjakatare, lutej për paqe dhe bashkëpunim në mes forcave politike shqiptare, për t’i bërë ballë terrorit dhe gjenocidit anti shqiptarë të shtetit të Serbisë në Kosovë.

Dr. Ibrahim Rugova mbetët personaliteti më përbashkues në mes të gjitha forcave politike shqiptare në historinë kombëtare shqiptare për pavarësinë e Kosovës nga hegjemonizmi, kolonializmi, terrori dhe gjenocidi anti shqiptarë i shtetit të Serbisë.

Vetëm ata që nuk duanë ta pranojnë, Kosovës i mungon shumë Dr. Ibrahim Rugova, në kohen kur po zhvillohen bisedimet me palën serbe në Bruksel, me ndërmjetësimin Euro- Amerikan, për arritjen e një Marrëveshje paqeje me Serbinë pas një lufte të përgjakshme  gjenocidale anti shqiptare të Shtetit të Serbisë në Kosovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E keni dëgjuar këngën për nënën nga Dezo?

Story i radhës

E rëndë në Nigeri/ Kamioni del nga rruga, vdesin të paktën 10 persona

Të fundit nga