I ftohti ekstrem, shpërthejnë pemët në Teksas- tmerrohen banorët!

February 5, 2022
1 minut lexim

Vala e të ftohtit arktik, që është përplasur mbi rajonet veriore të Teksasit, i uli menjëherë temperaturat në një pikë të tillë sa bëri që pemët në zonë të shpërthejnë, thonë mediat vendase. Banorët shprehen se zhurma që kanë dëgjuar ngjasonte me “të shtënat e armëve”. 

Me temperaturat që zbritën në minus 14 gradë Celsius, Lauren Reber, banore e Princeton rrëfeu se e kishte kaluar natën duke dëgjuar “zhurma te forta”, që ushëtuan në lagjen e saj përgjatë gjithë natës.

“U trembëm”, rrëfeu ajo, “ dukej sikur ishim në mesin e një shkëmbimi zjarri”.

Ulja e beftë e temperaturave nën zero mund të bëjë që lëngu brenda pemëve të ngrijë, duke shtuar volumin përtej asaj që mund të mbajë lëvorja e tyre.

Nga ana tjetër, ai mund të shkaktojë gjithashtu çarje në trungun kryesor, aty ku lidhet me degët, thonë drejtues të Arbor Experts, një kompani e specializuar për kujdesin e pemëve në Dayton, Ohio.

Por edhe pse “pemët që shpërthejnë” arrijnë të çajnë lëvoren, duke lënë “shenjë të thella ” në sipërfaqe, trungjet e tyre nuk bëhen copash. Megjithatë, grumbullimi i akullit në degët e pemëve mund të shkaktojë rënien e tyre, duke kërcënuar njerëzit dhe objektet poshtë.

Në rastin e Reberit, degë pemësh ishin rrëzuar në oborrin e saj. Pjesë të një peme të thyer ranë edhe mbi kamionin e një fqinji të saj, ndërsa episode të ngjashme u bënë shkas për ndërprerjen e energjisë në të gjithë lagjen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Albin Kurti, politikani më i persekutuar nga kastat politike, mediat dhe gazetarët mercenar

Story i radhës

Si ta merrni vesh që ai/ajo nuk ju do më, bazuar nga shenja e horoskopit

Të fundit nga

ShkoLartë