Albin Kurti, politikani më i persekutuar nga kastat politike, mediat dhe gazetarët mercenar

Edhe pse LVV-ja kishte fituar tre palë zgjedhje parlamentare, nuk e lanë Albin Kurtin të qeverisë, sepse PLAN-i për dy dekada bëri koalicione jolojale duke kalkuluar, manipuluar dhe keqpërdorur votën e sovranit. Madje edhe kur erdhi në pushtet LVV-ja në koalicion me LDK-ën, nuk e lanë Qeverinë Kurti t’a çojë deri në fund mandatin, sepse në mes pandemisë, kur tërë bota u mobiliziua për t’a luftuar covid 19, këta pa fije përgjegjësie dhe turpi, nën pretekstin se Kurti po i prish raportet me SHBA-në dhe reciprocitetin, në mënyrë të ligë dhe të paskrupullt, rrëzuan Qeverinë Kurti, kurse arsya dhe qëllimi i vërtetë ishte, që me një Qeveri të re, pa Kurtin, Thaqi të shkojë në Vashington për t’a nënshkruar ndarjen e Kosovës.

Më në fund, kur populli kuptoi veprimet mafioze dhe tradhtinë e politikanëve të inkriminuar, në zgjedhjet e shkurtit 2021, në mënyrë plebishqitare vendosi t’a votojë LVV-në dhe Listën « Guxo », kurse PLAN-in e pensionoi.

Tani opozita po bënë thirrje që t’a rrëzojë Qeverinë, mirëpo populli, përmes votës, e ka konfortuar Kurtin duke ia dhënë shumicën në Kuvend.

Në të kaluarën PLANI-i vazhdimisht është përpjekur që LVV-ja mos të vie në pushtet, për çka ka patur një orkestrim të deklaratave për denigrimin dhe përdhosjen e pesronalitetit të Albin Kurtit.

Kështu, në këtë kontekst, Hashim Thaqi u mundua që LVV-ën t’a paraqes si organizatë kriminale dhe terroriste, duke thënë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca qëndrojnë në krye të organizatës terroriste « Syri i popullit », për çka Thaqi ishte kujdesur të sigurojë dëshmitarë të rrejshëm edhe agjent nga AKI-ja, me qëllim që përmes një proçesi të montuar politik t’a burgos Albin Kurtin dhe krerët e LVV-ës, që t’a eliminojë nga skena politike LVV-ës.

Shpesh herë Thaqi dhe Ramush Haradinaj, Albin Kurtin e kanë quajtur mashtrues, hajn, frikacak me qëllim që t’a degradojnë dhe denigrojnë personalitetin e tij para opinionit, duke dashur t’a paraqesin si, politikan të dështuar, por fatmirsisht ka ndodhur e kundërta.

Thaqi dhe Haradinaj shpesh herë nëpër media kanë përsëritur se Kurti asnjëherë nuk është malltretuar në burgjet serbe, madje Kurtit i paskan organizuar edhe konferencë për shtyp. Mirëpo kjo është vetëm propagandë e tipit gebelsian, sepse shokët e burgut gjithnjë kanë deklaruar se Kurti në burgun e Prishtinës, Lipjanit dhe të Pozharevcit ka qenë i burgosuri më i maltretuar dhe i rrahur, kurse gjatë vizitës së Kryqit të Kuq ndëkombëtar dhe disa OJQ-ve ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë njeriut , në burgun e Pozharevcit është bërë një intervistë me Albin Kurtin sepse ai ka zotëruar rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe dhe kursesi nuk është organizuar konferencë për shtyp për Kurtin.

Binomi Thaqi – Haradinaj me këto shpifje të liga dhe metoda të SHIK-ut, kanë dashur që Kurtin t’a prezentojnë si bashkëpuntor të UDB-ës serbe.

Kjo opozitë e kritikon kryeministrin Kurti, pse nuk po ia kthen Kosovës 8.200 ha tokë, që Ramush Haradinaj me PLAN-in ia dhanë Malit të Zi me Ligjin për Demarkacionin, që LVV-ja ka votuar kundër, çfarë ironie dhe demagogjie !

Po ashtu nuk qëndron deklarata e Ramush Haradinaj, i cili në një emision televiziv deklaroi se Kurti i ka dërguar në Hagë të akuzuarit. Kurti dhe LVV-ja kanë qenë kategorikisht kundër Gjykatës Speciale,kurse ata që janë në Hagë dhe të tjerët që do të shkojnë vet e kanë votuar, prandaj nuk është e ndershme të etiketohet Kurti. Po ashtu Haradinaj kritikon kryeministrin Kurti se me rrogën e Kosovës paska blerë banesë në Norvegji, çfar ironie. Së pari Kurti banesën e ka blerë me paratë e rrogës, e jo përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar, së dyti Haradinaj duhet t’i tregojë opinionit, se si ai i ka blerë shtëpitë, vilat, banesat tokën ….., e pastaj të shet apologji.

Opozita, po ashtu, po i bënë presion kryeministrit Kurti për « Zajednicën ». Por ku ishte kjo opozitë, kur shefat e tyre, miratuan në Kuvend « Zajednicën », pse atëherë nuk e ngritën zërin ?!

Enver Hoxhaj kritikon kryeministrin Kurti, se nga ardhja e tij në pusshtet nuk ka njohje të reja për pavarsinë e Kosovës, mirëpo Hoxhaj nuk pyet se ku është shkaku i mosnjohjeve. Për këtë duhet t’a pyet shefin e tij, Hashim Thaqin, sepse prej momentit kur shefi i tij e njerri në pazarin ndërkombëtar ndarjen e Kosovës, me automatizëm u zbeh subjektiviteti i Kosovës. Si mund të ketë njohje të reja kur Hashim Thaqi e ka vu në dyshim integritetin territorial të Kosovës.

Protestat që i organizoi ditë më parë Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-ës, shtrejtimi i rrymës ishte vetëm pretekst, kurse qëllimi dhe shënjestra ishta personalisht Albin Kurti.

Rasteve të cekura më lartë, e që flasin për një orkestrim të sinkronizuar të PLAN-it, të orientuar ekskluzivisht kundër Albin Kurtit, iu kanë bashkangjitur edhe disa media, kuazi gazetarë dhe (b)analista. Disa televizione dhe panelista (PLAN-elista) mercenar, në emër të fjalës së lirë, bëjnë propagandë dhe dezonformata duke kritikuar Qeverinë Kurti, sidomos Kurtin, për veprimet dhe punën e ish qeverive, sikurse për Gjykatën Speciale,Demarkacionin, « Zajednicën », dialogun për të cilat Kurti dhe LVV-ja kanë votuar kundër.

Këto televizione, fatkeqësisht janë themeluar dhe paguhen nga « Pronto » mafia dhe qendra të ndryshme të interesit, me qëllim t’i pengojnë reformat, në veçanti ato në drejtësi.

Duke i rezistuar të gjitha kritikave qëllimkeqe, shpifjeve dhe ofendimeve, Albin Kurti u bë simbol i rrezistencës, reformave, ndryshimeve dhe shpresës.

Albin Kurti edhe kur ishte në opozitë ishte i kritikuar dhe i përndjekur, por edhe tani në pushtet po ndodhë e njejta, dhe kur të analizohen veprimet dhe qëndrimet e opozitës, del se ato janë më të afërta me qëndrimet e Serbisë se sa me të Kurit, diçka nuk është në rregull, opozita si po duket, vuan nga syndromi »Kurti ».

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi takon deputetët Gjerman Petry e Mijatovikj: Gjermania mbështet procesin e integrimit

Story i radhës

I ftohti ekstrem, shpërthejnë pemët në Teksas- tmerrohen banorët!

Të fundit nga