Si ta merrni vesh që ai/ajo nuk ju do më, bazuar nga shenja e horoskopit

Ka disa shenja që tregojnë se partneri ose partnerja nuk ju do më dhe këtu hyn në ndihmë edhe shenja e horoskopit për ta kuptuar më shpejt.

Dashi – Ata e duan sfidën dhe duan të fitojnë gjithmonë. Por kur konfliktet nisin të bëhen të shpeshta, qoftë edhe çfarë filmi do shohim sot në Netflix, kini kujdes.

Demi – Ata i duan përqafimet, prekjet dhe intimiteti i mbush. Nëse një Dem nga sjellja e butë dhe përkëdhelëse – distancohet, atëherë ka mbaruar mes jush.

Binjakët – Ata duan të flasin për çdo gjë. Por nëse nuk komunikojnë më, tregon se duhet të përballeni me faktin që ndoshta ka ardhur fundi.

Gaforrja – Ata duan të tregojnë çdo ndjenjë dhe duan që ta bëni dhe ju gjithashtu. Nëse futen brenda guackës së tyre dhe nuk shprehen, do të thotë se nuk jeni më dashuria e tyre.

Luani – Ata janë romantikë dhe sensual, prandaj nëse jeta juaj seksuale nuk është si më parë dhe ai/ajo ka ndryshuar, kini kujdes.

Virgjëresha – Ata bëjnë çdo gjë me plan dhe i mendojnë gjërat tre herë. Kur vjen puna tek lidhjet nëse partneri/ja ndalon së bëri plane, do të thotë se nuk është më për ju.

Peshorja – Ata duan bashkëpunim dhe balancë. Të njëjtën gjë kërkojnë nga partneri i tyre dhe nëse një Peshore sheh vetëm veten e vetë dhe jo më ju si një ekip, ka mbaruar.

Akrepi – Ata janë pasionant, por edhe u pëlqen të luajnë. Mirëpo nëse Akrepi juaj fillon t’ju bëjë të ndiheni keq me lojërat e tij/saj, largohu.

Shigjetari – Ata ju bëjnë të ndiheni vetvetja, ju shtyjnë drejt qejfit dhe aventurave. Prandaj nëse një Shigjetar futet në rutinë dhe s’i pëlqen të bëjë më asgjë të re me ju, atëherë ka mbaruar.

Bricjapi – Ata punojnë shumë, por nëse një Bricjap gjen punën si justifikim për të mos ju takuar dhe për t’ju shmangur, mos prisni më.

Ujori – Ata janë shumë miqësor dhe nëse ju duan vërtet do t’ju prezantojnë me shoqërinë e tyre. Nëse përpiqen t’ju mbajnë larg shoqërisë, atëhere s’jeni të duhurit për ta.

Peshqit – Ata kujdesen shumë për të tjerët dhe sigurisht edhe për partnerin/en. Nëse ata fillojnë të ankohen për çdo gjë, largohuni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I ftohti ekstrem, shpërthejnë pemët në Teksas- tmerrohen banorët!

Story i radhës

Organizatorët shpalosin detajet e organizimit të Kupës

Të fundit nga