MUAMET HOXHA

Hoxha: Me programin LIFE, politikat strategjike i shndërrojmë në zgjidhje konkrete ekologjike

April 16, 2026
1 minut lexim

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot e hapi tryezën e rrumbullakët “Nga Politika në Praktikë: Prioritetet e Mjedisit brenda Programit LIFE”, duke vënë në dukje se Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para në rajon që ka qasje në këtë instrument kyç evropian.

Ministri theksoi se në partneritet me “K&S Skopje” tashmë po punohet për të forcuar kapacitetet kombëtare, me qëllim maksimizimin e përdorimit të fondeve të BE-së për një tranzicion të gjelbër dhe një ekonomi me efikasitet energjetik.

MUAMET HOXHA 2

Hoxha theksoi se programi LIFE nuk është vetëm një fond, por një mekanizëm për një tranzicion të gjelbër drejt një ekonomie me efikasitet energjetik dhe mjedis të shëndetshëm jetësor. “Kemi një qëllim të përbashkët – shndërrimin e politikave strategjike në veprime konkrete ekologjike dhe zgjidhje të qëndrueshme”, potencoi ministri para përfaqësuesve të pranishëm të institucioneve, publikut ekspert dhe organizatave të shoqërisë civile.

Kjo ngjarje shërben si një platformë për koordinimin e prioriteteve, me përfundimin se bashkëpunimi ndërsektorial është çelësi i zbatimit me sukses të projekteve brenda këtij programi të Bashkimit Evropian.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

selin tregon se si do te reagonte nese nuk do ta fitonte big brother in 69e0aeb7a0ae3
Lajmi i mëparshëm

Selin tregon se si do të reagonte nëse nuk do ta fitonte Big Brother-in

mickoski ligji per arsimin e larte nuk eshte nje ceshtje politike por shteterore nga e cila varet e ardhmja e vendit 69e0b4f3a081f
Lajmi i radhës

Mickoski: Ligji për Arsimin e Lartë nuk është një çështje politike, por shtetërore, nga e cila varet e ardhmja e vendit

Të fundit nga

ShkoLartë