selin tregon se si do te reagonte nese nuk do ta fitonte big brother in 69e0aeb7a0ae3

Selin tregon se si do të reagonte nëse nuk do ta fitonte Big Brother-in

April 16, 2026
1 minut lexim

Selin Bollati në BBV Radio ka ndarë mendimet e saj rreth eksperiencës në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.

Ajo pranoi se do ta kishte përjetuar me zhgënjim nëse nuk do të renditej në vendin e parë, por theksoi se, pavarësisht kësaj, e konsideron veten fituese në mënyrën e saj.

Sipas saj, suksesi në këtë format nuk matet vetëm me çmimin, por me përjetimet dhe kontributin që secili jep gjatë rrugëtimit.

Selin u shpreh se ka dhënë maksimumin nga vetja dhe është përballur pa hezitim me çdo situatë që ka hasur.

Ajo ndaloi edhe te jeta personale, duke theksuar se Big Brother-i më i rëndësishëm për të ndodhet jashtë shtëpisë.

Këtu iu referua partnerit të saj, Gimbo, me të cilin nisi një lidhje gjatë qëndrimit në BBVA.

Do mërzitesha nëse s’do dilja e para por mendoj që këtu brenda e kam fituar BB tim. E para BB im më i madh është partneri im Gimbo, e dyta pastaj BB tim e kam fituar sepse mendoj që nuk i kam kursyer asgjë, i jam gjendur ballë çdo gjëje që ka ardhur. Kështu që mendoj se ndoshta nuk fitoj një vlerë monetare por dal e fituar nga ky edicion”, u shpreh ajo.

Në thelb, Selin la të kuptohet se, edhe nëse nuk shpërblehet me çmimin e madh, ajo largohet me një ndjesi përmbushjeje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

garda e republikes ne shqiperi kuvendi shtyn projektligjin me kerkese te balles 69e0ad2090e1e
Lajmi i mëparshëm

Garda e Republikës në Shqipëri, Kuvendi shtyn projektligjin me kërkesë të Ballës

MUAMET HOXHA
Lajmi i radhës

Hoxha: Me programin LIFE, politikat strategjike i shndërrojmë në zgjidhje konkrete ekologjike

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë